Oda e Hotelerisë kërkon nga Qeveria që të lirojë masat anti-Covid

Ekonomi

Oda e Hotelerisë kërkon nga Qeveria që të lirojë masat anti-Covid

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 16:27
Foto ilustrim

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të lirojë masat anti-COVID dhe bizneseve hoteliere e atyre të gastronomisë t’u mundësohet të punojnë deri në orën 23:00, jo 21:30 siç është aktualisht.

Kjo kërkesë e OHTK-së ka ardhur pas paralajmërimit të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, se masat anti-COVID s’do të lehtësohen pas 13 shtatorit.

“Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës prof. Dr. Hysen Sogojeva bashkë me të gjithë përfaqësuesit dhe antarët e saj, kërkojnë që nga data 13 shtator të lirohen masat për hotelieri dhe gastronomi, në të kundërtën do të marrin vendime të cilat do të jenë në favor të bizneseve. Duhet të theksojmë se përderisa bizneset e hotelierisë dhe gastronomisë si dhe gjitha sektoret e tjera nuk kanë përfituar as edhe një pako ndihmëse nga qeveria, kërkesat tona janë që të lirohen masat dhe këto sektore të jenë të hapura deri në orën 23:00”, thuhet në një reagim të OHTK-së.

OHTK-ja ka kërkuar që të largohet edhe kufizimi i lëvizjes.

Kjo odë ka shtuar se s’është kundër që të ketë monitorim të respektimit të masave.

Në fund të reagimit, OHTK-ja ka kërkuar që të ketë takim me ministrin Vitia para se të merret vendimi i ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat