GDP-ja e Kosovës ka shënuar rritje 16.28%

Ekonomi

GDP-ja e Kosovës ka shënuar rritje 16.28%

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 12:29
Hekuran Murati

GDP-ja e Kosovës ka shënuar rritje prej 16.28 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa rritja ekonomike për gjashtë muajt e parë të këtij viti është 10.4 për qind.

Kjo është bërë e ditur sot nga ministri i Financave, Hekuran Murati në një konferencë për media.

"Lajmi i mirë është që aktiviteti ekonomik ka shënuar rritje rekorde që nuk e kemi parë deri tani ku në krahasim me vitin paraprak GDP-ja ka shënuar rritje prej 16.28 për qind. Rritja ekonomike për gjashtë muajt e parë të këtij viti është 10.4 për qind. Mund të flasim për një rritje të përgjithshme ekonomike në gjysmë vitin e parë për sivjet", tha ai në një konferencë për media.

Sipas tij, shifrat aktuale tregojnë një rritje të ndjeshme ekonomike edhe në raport me vitet që nuk kanë qenë pandemike.

“Këtë rritje e mbështesin edhe të dhënat nga ATK e Dogana se qarkullimi i bizneseve ka shënuar rritje prej 49.5 për qind. Punësimi ka rritje prej 22 mijë vende pune të reja në krahasim me qershorin e vitit paraprak. Projeksionet për rritje i kemi pasur për 7.9 për qind, mirëpo marrë parasysh me performancën që pritet ta kemi mbi 10 për qind", shtoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat