Hekuran Murati: Janë krijuar 22 mijë vende të reja pune

Ekonomi

Hekuran Murati: Janë krijuar 22 mijë vende të reja pune

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 12:53
Hekuran Murati

GDP-ja e Kosovës sipas ministrit të Financave, Hekuran Muratit, ka shënuar rritje prej 16.28 për qind në krahasim me periudhën e vitit të kaluar.

Kjo derisa sipas tij, rritja ekonomike për gjashtë muaj e parë të këtij viti është 10.4 për qind.

Lajmi i mirë është që aktiviteti ekonomik ka shënuar rritje rekorde që nuk e kemi parë deri tani ku në krahasim me vitin paraprak GDP-ja ka shënuar rritje prej 16.28 për qind. Rritja ekonomike për gjashtë muajt e parë të këtij viti është 10.4 për qind. Mund të flasim për një rritje të përgjithshme ekonomike në gjysmë vitin e parë për sivjet”, tha ai në një konferencë për media.

Sipas Muratit, shifrat aktuale tregojnë një rritje të ndjeshme ekonomike edhe në raport me vitet që nuk kanë qenë pandemike.

Këtë rritje e mbështesin edhe të dhënat nga ATK e Dogana se qarkullimi i bizneseve ka shënuar rritje prej 49.5 për qind. Punësimi ka rritje prej 22 mijë vende pune të reja në krahasim me qershorin e vitit paraprak. Projeksionet për rritje i kemi pasur për 7.9 për qind, mirëpo marrë parasysh me performancën që pritet ta kemi mbi 10 për qind”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat