Një delegacion i AKB-së në Spanjë

Ekonomi

Një delegacion i AKB-së në Spanjë

Nga: BOTA SOT Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 16:40
Delegacioni i AKB-së i kryesuar nga Agim Shahini, në vizitë në Spanjë

Një delegacion i AKB-së i kryesuar nga Agim Shahini, kryetar, po qëndron për herë të parë në vizitë në Spanjë, i cili u prit nga zv.presidenti Humberto Carrasco Gonzales dhe Drejtori gjeneral i Federatës së Bizneseve Miguel Madruga Sanz dhe përfaqësues të kompanive dhe korporatave private dhe publike te cilët u informuan hollësisht për kushtet dhe mundësitë që ofron Kosova për bashkëpunim në të gjitha fushat, njofton kumtesa nga AKB.

Shahini u fokusua sidomos në sferën e ekonomisë dhe i informoi nikoqirët për ndërmarrësit nga Kosova, klimën e investimeve dhe legjislacionin në fuqi.

Në vazhdim ai u përgjigj edhe në pyetjet e përfaqësuesve të korporatave dhe bizneseve spanjolle të cilat në fokus kishin sektorët e prodhimit, ndërtimtarisë, tregtisë, sistemi shëndetësor dhe shumë fusha të tjera me interes për korporatat spanjolle./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat