Diskutohet për bashkëpunim mes ATK-së e Drejtorisë Tatimore të Shqipërisë

Ekonomi

Diskutohet për bashkëpunim mes ATK-së e Drejtorisë Tatimore të Shqipërisë

Më: 1 mars 2017 Në ora: 10:18
Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri ne takim me Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovës, Qemal Minxhozi.

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri, ka pritur sot në takim Ambasadorin e  Shqipërisë në Kosovës, Qemal Minxhozi.

Gjatë këtij takimi u diskutua për bashkëpunimin e deritashëm, si dhe thellimin e bashkëpunimit mes ATK-së dhe Drejtorisë se Tatimeve të Shqipërisë në fushat me interes të përbashkët, me qëllim të rritjes së efikasitetit gjatë proceseve të punës, përfshirë këtu edhe  krijimin e qendrës së përbashkët të trajnimeve për çështjet tatimore dhe doganore.

Imeri foli edhe për vizitën që do të zhvillohet gjatë këtyre ditëve në Shqipëri.

Të dyja palët u pajtuan që të angazhohen në ruajtjen dhe rritjen e bashkëpunimit në mes këtyre dy institucioneve, në funksion tëtransparencës dhe efektivitetit të shërbimeve, zbatim të barabartë dhe të njëtrajtshëm të ligjeve tatimore dhe marrëveshjes për eliminimin e tatimit të dyfishtë, si dhe një angazhim për kushte më të mira për veprimtarinë e përmbushjes tatimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat