Dogana: Anëtarësimi në OBD na mundëson ta luftojmë terrorizmin

Ekonomi

Dogana: Anëtarësimi në OBD na mundëson ta luftojmë terrorizmin

Nga: B.S Më: 3 mars 2017 Në ora: 15:53
Dogana e Kosovës

Dogana e Kosovës është anëtarja më e re e organizatës botërore të doganave. OBD është organizata e vetme botërore dhe ndër organizatat më të mëdha në botë, e cila përfaqëson 180 shtete. Kosova sjell numrin në 181.

“Përmes pjesëmarrjes në këtë Organizatë, Dogana e Kosovës do të ketë mundësinë për qasje në informata dhe të jetë bashkëpjesëmarrëse në operacione ndërkombëtare per luftimin e terrorizmit, shpëlarjes se parëse, tregtisë se jashtëligjshme në përgjithësi. Duke qene anëtare e OBD, Dogana do të kontribuoj në zhvillimin ekonomik te vendit përmes adaptimit automatik te procedurave dhe proceseve të analizuara dhe studiuara nga te gjitha Administratat doganore te WCO.

Republika e Kosovës përmes OBD bëhet me automatizëm anëtare e konventave ndërkombëtare të cilat zbatohen nga OBD, prandaj kjo kontribuon edhe më tej në krijimin e e lehtësirave për tregtinë ndërkufitare dhe uljen e mëtejme të kostove të biznesit”- thuhet në komunikatën drejtuar mediave.

"Dogana do të jetë partnere kredibile në këtë organizatë dhe do të sigurojë që pjesëmarrja jonë nuk do t'iu kontribuojë vetëm interesave të Republikës së Kosovës, por të zinxhirit të tregtisë ndërkombëtare", thuhet në komunikatën e Doganës./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat