Abrashi njofton për dy skema të reja pensionale

Ekonomi

Abrashi njofton për dy skema të reja pensionale

Nga: A.M. Më: 12 mars 2017 Në ora: 18:25
Arban Abrashi

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka njoftuar se grupet punuese finalizuan të gjitha procedurat e nevojshme që dy skema të reja pensionale atë Invalidor të punës dhe Pensionin familjar.

Po ashtu, Abrashi ka thënë këto dy skema të reja përmirësojmë mirëqenien e qytetarëve dhe rrumbullaksojmë gamën e pensioneve, sikurse forcojmë pozitën tonë karshi marrëveshjeve ndërshtetërore në fushën e pensioneve.

“Pension Invalidor i Punës dhe Pension Familjar

Javën që lam pas, grupet punuese finalizuan të gjitha procedurat e nevojshme që dy skema të reja pensionale, të fillojnë së aplikuari, brenda disa ditësh.

Pensioni invalidor i punës nënkupton pension për personat që pësojnë lëndime në punë apo fitojnë sëmundje profesionale gjatë marrëdhënies së punës; dhe pensioni familjar nënkupton pension i rregullt mujor për anëtarët e familjes në rast të vdekjes së të punësuarit, që ka qenë në marrëdhënie pune.

Këto dy skema të reja përmirësojmë mirëqenien e qytetarëve dhe rrumbullaksojmë gamën e pensioneve, sikurse forcojmë pozitën tonë karshi marrëveshjeve ndërshtetëtore në fushën e pensioneve.

Ditëve në vijim ju njoftojmë saktë, se kur mund të filloj aplikimi për këto skema”, ka shkruar Abrashi në Facebook./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat