Dogana dhe Hekurudha me marrëveshje për ulje të kostove të transporteve

Ekonomi

Dogana dhe Hekurudha me marrëveshje për ulje të kostove të transporteve

Më: 17 mars 2017 Në ora: 10:53
Pamje nga takimi

Dogana e Kosovës së bashku me Hekurudhat e Kosovës kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi, i cili ka për qëllim përcaktimin e modaliteteve, instrumenteve dhe mënyrave të bashkëpunimit lidhur me krijimin e kushteve dhe procedurave efektive për zhdoganimin e dërgesave, si dhe importeve të cilat bëhen nëpërmjet Hekurudhave të Kosovës.

Nënshkrimi u bë nga drejtori i përgjithshëm i Doganës, Bahri Berisha dhe përfaqësuesit e hekurudhës, Agron Thaçi, kryeshef i Infrakos Sh.A dhe Gelor Shala, kryeshef i Trainkos Sh.A

Sipas një komunikate të Doganës, ky memorandum ka për qëllim një ushtrim të kontrollit me efektiv doganor, shkëmbimit aktiv të informatave, zvogëlimit të kohës së pritjes se mallrave, si dhe masave tjera të nevojshme, për të rritur efikasitetin dhe efektivitetin e zhdoganimit të mallrave që importohen.

Me këtë rast, Berisha theksoi se Dogana dhe hekurudhat luajnë rol të rëndësishëm në transportin e mallrave, prandaj përmes këtij memorandumi do të thjeshtësohen procedurat dhe të mundësojnë biznesit ulje të kostove të transporteve për mallrat e tyre.

Derisa nga ana tjetër, kryeshefi ekzekutiv, Agron Thaçi e përgëzoi iniciativën për këtë akt të nënshkrimit të këtij memorandumi ndërmjet tri institucioneve i cili akt është në harmoni të plotë me legjislacionin në fuqi.

I njëjti u zotua që Infrakos do t’i sigurojë kushtet e nevojshme në mënyrë qe ekzaminimi i mallrave të bëhet proceduralisht me i shpejt, i sigurt në bashkëpunim me Doganat e Kosovës dhe operatorin Trainkos qe njëkohësisht ka për qellim rritjen e efikasitetit në shërbimin e interesave të përgjithshme të vendit.

Ndërsa, kryeshefi ekzekutiv i Trainkos, Gelor Shala u zotua se Trainkos-i do të qëndrojë në ballë të obligimeve që dalin nga ky memorandum dhe shprehu gatishmërinë që ky bashkëpunim ndërmjet institucioneve tona të vazhdojë të zhvillohet edhe më shumë edhe me institucione dhe organizata tjera në mënyrë që bizneseve që transportojnë mallra me Hekurudhë  t'u ofrohen shërbime edhe më të shpejta dhe më kualitative. 

Krijimi i kushteve sa më të mira për transportimin e mallrave me hekurudhë ofron përfitime të shumëfishta, fillimisht për bizneset më pas edhe për qytetarët dhe shoqërinë tonë në përgjithësi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat