BB: Dogana e Kosovës lehtëson tregtinë

Ekonomi

BB: Dogana e Kosovës lehtëson tregtinë

Më: 21 mars 2017 Në ora: 16:31
Pamje nga konferenca

Në një studim të zhvilluar nga IFC/World Bank (korporata financiare ndërkombëtare e cila është pjesë e Bankës Botërore) dhe Dogana e Kosovës ka matur kohën e zhdoganimit të mallrave nga momenti i hyrjes e deri në përfundim të procedurave doganore në eksport dhe në import derisa rezultatet e këtij studimi janë impresive pasi konkluzioni ishte që procedurat doganore pasi lehtësojnë tregtinë.

Drejtori i përgjithshëm i Doganës, Bahri Berisha, tha se ky studim është kontribut i rëndësishëm për punën e Doganës, e cila ka kohë që ka filluar të bëjë reforma, të cilat kanë krijuar lehtësira për bizneset.

“Pjesëmarrja në këtë studim ka bërë që ne të matim performancën dhe ky nuk është një studim i thjesht, por ka një efekt multiplikues. Sa i përket qarkullimit të mallrave eksport-import ky studim nuk ka gjetur pengesa të mëdha dhe për këtë ne jemi krenarë. Studimi ka treguar që Dogana zhvillon procedura me standarde evropiane. Gjetjet kryesore të këtij projekti japin një rezultat pozitiv”, tha ai.

Ndërsa, përfaqësuesi i Bankës Botërore Robert Struthers, tha se ky lloj studimi është një mjet unik, i cili përdoret për të matur kohën e zhdoganimit të mallrave, nga koha kur hyjnë mallrat deri te dalja e mallit, derisa ka studimi ka përdorur një metodologjinë të pranuar nga Organizatës Botërore të Doganave.

Gjithashtu, ai tha se Dogana e Kosovës ka procedura adekuate dhe nuk ka krijuar ngushtica të transporti, por përkundrazi ka lehtësuar tregtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat