Stavileci: Kosova e Re – punësim dhe mundësi për prodhuesin vendor

Ekonomi

Stavileci: Kosova e Re – punësim dhe mundësi për prodhuesin vendor

Më: 22 mars 2017 Në ora: 15:26
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka thënë se ndërtimi i termocentralit Kosova e Re do të ofrojë mundësi zhvillimi ekonomik për vendin.

Ai ka deklaruar se ky proces do të gjenerojë vende pune në të gjitha fazat, me koncentrim në ndërtimtari dhe inxhinieri.

“Do të krijohen vende pune edhe gjatë ndërtimit, edhe gjatë futjes në operim të termocentralit. Profilet më të kërkuara do të jenë ato të fushës së inxhinierisë dhe ndërtimit. Do të gjallërohet shpresa e saldatorëve dhe inxhinierëve, profesione këto të mbetura në hije”.

Stavileci më tutje ka premtuar mbështetje për prodhuesin vendas, produktet e të cilit do të jenë të parat që kontraktohen gjatë fazës së ndërtimit dhe më pastaj.

“Sa i përket furnizimit, jemi të limituar sepse nuk kemi kompani vendore që mund të na furnizojnë në shumë fusha. Mirëpo, gjithcka që prodhohet në Kosovë do ta ketë derën e hapur dhe do të kontraktohet fillimisht”.

“Me këtë termocentral do të jemi ndihmesë edhe për Shqipërinë dhe do të krijohen mundësi të mëdha në shumë sfera”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat