Çmimi i naftës serish mbi 51 dollarë

Ekonomi

Çmimi i naftës serish mbi 51 dollarë

Më: 23 mars 2017 Në ora: 13:54
Ilustrim

Çmimet e naftës të enjten serish në tregjet ndërkombëtare kanë kaluar mbi 51 dollarë, duke iu falënderuar pritjeve të tregtarëve se angazhimet e prodhuesve udhëheqës që përmes kufizimit të furnizimit të inkurajojnë lëshimin e rezervave nga niveli rekord do të tregojë rezultate konkrete.

Në tregun e Londrës një barelë naftë është rritur për 38 centë në krahasim me një ditë më herët dhe kap shifrën prej 51,02 dollarë. Pothuajse në të njëjtin nivel ishte në plus edhe në tregun amerikan, ku një barel naftë tregtohej për 48,50 dollarë.

Tregjet e naftës me javë të tëra po balancohen ndërmjet uljes së furnizimit nga prodhuesit kryesorë në krye me Organizatën e vendeve eksportuese (OPEC) dhe shtimit të prodhimit në SHBA.

OPEC ka bërë të ditur se çmimi i një bareli naftë në rafineritë e saja referente të mërkurën ishte 48,28 dollarë, që do të thotë se ka mbetur i pandryshuar në krahasim me një ditë më herët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat