Një kompani kanadeze ka shpreh interesim për investime në Kosovë

Ekonomi

Një kompani kanadeze ka shpreh interesim për investime në Kosovë

Më: 26 mars 2017 Në ora: 14:10
Ilustrim

Vetëm investitorët serioz do të trajtohen me ligjin për investime strategjike. Edhe Brezovica do të trajtohet me ligjin për investime strategjike por, për të funksionuar ligji nevojitet përgatitja e legjislacionit sekondar, përmes të cilit do të rregullohen në detaje dispozitat e aktit primar ligjor.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, gjatë një debati publik të organizuar nga organizata Fol, ka theksuar se vetëm investitorët serioz do të trajtohen me ligjin për investime strategjike.

Bajrami: Brezovicën do ta trajtojmë me ligjin për investime strategjike

“Për rifillimin e procesit të privatizimit të Brezovicës dhe jemi shumë të hapur me biseduar me investitor strategjik përmes ligjit për investime strategjike. Diku besoj me një periudhë të shkurtër do të paraqes skenar të mundshëm në mbledhje të Qeverisë së Kosovës dhe prapë do të themelojmë komitetin ndërministrorë, sepse me një vendim e kemi shpërndarë komitetin ndërministrorë, mirëpo është e rëndësishme që ne të kemi investitorë. Të gjitha Ambasadat e Kosovës janë duke kontaktuar me kompani që kanë resorte të ndryshme nëpër botë në mënyrë që a mund të kemi interesin e ndonjë kompanie..... Po tash jemi duke e bërë një analizë ligjore për me pa se cilat janë skenat e mundshme një prej tyre është partneriteti publik privat , tjetra është përmes procesit të prokurimit.... “, tha Bajrami.

Ajo po ashtu ka treguar se është një kompani kanadeze e cila ka shpreh interesim për të investuar në Kosovës e që duket që është serioze dhe se do të trajtohet me ligjin për investime strategjike por që sipas saj ende nuk ka diçka konkrete.

Bajrami: Kemi edhe në kompani kanadeze

“Kjo është një kompani kanadeze që i ka planet me investu në miniera dhe minerale. Kjo kompani ka marrë licenca nga Komisioni për Miniera dhe Minerale për eksplorim. Kur kemi investitorë që me të vërtet janë serioz ne i vendosim dy apo tre veta nga stafi i KIESAS për t’i shoqëruar ata në secilin institucion”, tha Bajrami.

Ndërsa Arian Zeka, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, tha për KosovaPress se për t’u jetësuar ligji për investime strategjike në tërësi nevojitet të krijohet edhe nxerrja e disa akteve të tjera ligjore.

“Pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Investime Strategjike, nevojitet përgatitja e legjislacionit sekondar, me konkretisht të udhëzimit administrativ përmes të cilit do të rregullohen në detaje dispozitat e aktit primar ligjor. Shpresoj që Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të përgatisë në afat të shpejtë këto akte nënligjore, ashtu që Ligji të mund të vihet në funksion të qëllimeve për të cilat është aprovuar. Shpresoj që vonesat të cilat zakonisht karakterizojnë institucionet në nxjerrën e akteve të tilla nënligjore nuk do të vlejnë edhe në rastin e Ligjit për Investime Strategjike, tha Zeka përmes përgjigjes elektronike.

Ligji për Investime Strategjike është miratuar në tetor të vitit të kaluar por që ka hy në fuqi gjatë këtij viti, pasi deputetët serbë të Kuvendit të Kosovës e kanë dërguar ankesën e tyre në Kushtetuese për gjoja shkeljet e aktit më të lartë të shtetit në miratimin e ligjit në fjalë, por muaj më parë Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë ankesën e deputetëve të listës serbe duke i dhënë mundësi kështu të hy në fuqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat