Të thyhet monopoli për homologimin e automjeteve

Ekonomi

Të thyhet monopoli për homologimin e automjeteve

Më: 28 mars 2017 Në ora: 12:54
Ministri Hoti gjatë raportimit në komisionin parlamentar për Integrime Evropiane

(E plotësuar) - Monopoli i krijuar në tregun e Kosovës mbetet sfidë për integrimin e saj në Bashkimin Evropian. Ende mbetet vetëm një operator ekonomik në treg për homologimin e automjeteve.

Kjo çështje mbetet shqetësuese për deputetët dhe ministrin e Financave në Qeverinë e Kosovë.

Sa i përket konkurrueshmërisë në treg, ministri i Financave, Avdullah Hoti theksoi se BE-ja është shumë e pa kompromis dhe beson që nuk ka do të ketë tolerancë që të merren vendime që shkelin konkurrencën.

Hoti: Ka monopol për homologimin e automjeteve, BE nuk lejon një gjë të tillë

“Tek konkurrueshmëria, homologimi i automjeteve, pajtohem plotësisht (ka monopol). Kjo çështje është më shumë në kompetencë të Ministrisë së Infrastrukturës që duhet të marrin vendime. Mirëpo, është bërë pjesë e diskutimeve që kemi pasur dje me Qeverinë, andaj, kjo është bërë pjesë e Pakos së dytë fiskale. Heqja e çfarëdo monopoli që është krijuar në cilindo prej sektorëve..., aq sa kam unë njohuri është një kontratë valide e cila duhet të respektohet dhe me mbarimin e asaj kontrate mund të ndërmerren hapa të tjerë ligjorë në këtë drejtim”, theksoi ministri Hoti.

Ministri i Financave gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane, ka njoftuar deputetët për të arriturat e kësaj Ministrie për agjendën evropiane dhe për planin kombëtar për zbatimin e MSA-së.

Sa i  përket agjendës evropiane, Hoti tha se janë përmbushur të gjitha koncept dokumentet dhe ligjet përkatëse, përveç projektligjit për Pagat i cili është tërhequr nga Qeveria me kërkesë të KE. Mbi dy të tretat e veprimeve të parapara me strategjinë 2014-2018 për luftimin e ekonomisë jo formale, financimit të terrorizmit dhe pastrimit të parave është përmbushur.

Hoti: Ligji për pagat është tërhequr me kërkesë të Komisionit Evropian

“Ligji i Pagave është përgatitur dhe dorëzuar në Kuvend, por pastaj Qeveria ka vendosur ta tërheq këtë me kërkesë të Komisionit Evropian, në mënyrë që ligji i Pagave bashkë me ligjin për Shërbimin Civil dhe Ligji për organizmin e Administratës Shtetërore të vijnë në Kuvend si pako e tri ligjeve... Përgjegjëse për këto në fakt është Ministria e Administratës Publike, por ne si ministri e  Financave e mbështesim”, theksoi Hoti.   

Sipas tij, investimet e huaja kanë shënuar rënie në vitin 2016 krahasuar me vitin 2015. Ndërsa, ai ka folur edhe për trendin e të hyrave, i cili tha se është i kënaqur për të hyrat në këtë tre mujor. Sipas tij, importi ka shënuar rritje në vitin e kaluar kurse eksportet kanë shënuar rënie shkak i ndaljes së prodhimit të fabrikës së Ferronikelit. Ekonomia informale sipas ministrit Hoti ka shënuar rënie, por sipas tij ende mbetet e lartë shkalla e kësaj dukurie.

Deputetja Vjosa Osmani nga LDK, ngriti çështjen e të drejtave të punëtorëve në sektorin privat, të cilët sipas saj, punojnë pa kontrata, marrin paga me vonesë dhe trajtohen në mënyrë çnjerëzore. Po ashtu sa i përket konkurrueshmërisë, kërkoi sqarim nga ministri Hoti për monopolin në disa fusha. Ajo kritikoi Qeverinë për mos zbatimin e ligjeve për thyerjen e monopolit për homologimin e automjeteve.

Image

Osmani: Janë miratuar një sërë ligjesh, mirëpo në praktikë nuk është luftuar monopoli

“Unë e di që janë miratuar edhe në Kuvend një sërë masash legjislative, mirëpo në praktikë a është luftuar monopoli në të gjitha fushat? Në veçanti ju personalisht(ministër)keni folur për fushën e homologimit të automjeteve disa here edhe para se të bëheshit ministër dhe mbasi e keni marrë detyrën”, theksoi deputetja Osmani.

Deputetja nga AAK, Time Kadrijaj, foli për ankesat e bizneseve,  të cilat nuk po arrijnë të përfitojnë nga MSA-ja në mungesë vizave për lëvizje të lirë në Bashkimin Evropian.

Kadrijaj: MSA nuk mund të jetë e zbatueshme pa lëvizjen e lirë të bizneseve

 “Ne po kemi një problem nga bizneset të cilat po ankohen për zbatimin e MSA, ngase nuk po kanë mundësi të lëvizin lirshëm”, theksoi Kadrijaj.

Deputeti Bislim Zogaj nga PDK-ja, tha se mbipopullimi me të punësuar në Administratën Publike mbetet shqetësuese, ngase sipas tij, është edhe kriter nga BE-ja  për një administratë më pak punëtorë dhe më efikase.

Hoti: Eksportet në rënie, shkak dalja nga prodhimi e Ferronikelit

Ministri i Financave, Avdullah Hoti sot gjatë raportimit në komisionin parlamentar për Integrime Evropiane, ka njoftuar deputetët për të arriturat e kësaj ministrie për agjendën evropiane dhe për planin kombëtar për zbatimin e MSA-së.

Sa i  përket agjendës evropiane, Hoti tha se janë përmbushur të gjitha koncept dokumentet dhe ligjet përkatëse përveç projektligjit për pagat i cili është tërhequr nga Qeveria dhe kjo është përgjegjësi e Ministrisë së Administratës Publike.

Ndërsa, ai ka folur edhe për trendin e të hyrave, i cili tha se është i kënaqur për të hyrat në këtë tre mujor.

Sipas tij, importi ka shënuar rritje në vitin e kaluar kurse eksportet kanë shënuar rënie shkak i daljes nga prodhimi të Ferronikelit.

Hoti bëri me dije se kanë fuqizuar ligjet për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e ekstremizmit.

Deputetja Vjosa Osmani, ngriti çështjen e monopolit të tregut për homologim të veturave, ku për këtë u pajtua edhe Hoti i cili theksoi se kjo është përgjegjësi e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Autoritetit të Konkurrencës.

Ekonomia informale sipas ministrit Hoti ka shënuar rënie, por sipas tij ende mbetet e lartë kjo dukuri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat