Havolli: Rritet numri i bizneseve të reja

Ekonomi

Havolli: Rritet numri i bizneseve të reja

Nga: A.M. Më: 31 mars 2017 Në ora: 14:43
Sokol Havolli

Shef i Kabinetit Këshilltar Politik për Ekonomi, Sokol Havolli ka njoftuar se është rritur ndjeshëm regjistrimi i bizneseve të reja në fushën e prodhimit dhe bujqësisë.

Po ashtu, ai ka thënë se këto dy kategori së bashku, shumë shpejt do të jenë edhe më të fuqishme se numri i bizneseve të reja të regjistruara në tregti

Postimi i plotë i Havollit:

Çdo tregues ekonomik e konfirmon një fakt të pamohueshëm. Fokus i plotë i Qeverisë për zhvillim ekonomik dhe për prioritet të prodhimit vendor. Kjo konfirmohet edhe me rritjen e ndjeshme të bizneseve të reja të regjistruara në fushën e prodhimit dhe bujqësisë. Këto dy kategori së bashku, shumë shpejt do të jenë edhe më të fuqishme se numri i bizneseve të reja të regjistruara në tregti.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat