Turizmi i jep Shqipërisë 1.5 miliardë euro fitime

Ekonomi

Turizmi i jep Shqipërisë 1.5 miliardë euro fitime

Më: 1 prill 2017 Në ora: 15:11
ilustrim

Turizmi i ka dhënë Shqipërisë mbi 1 miliardë e gjysmë euro fitime për vitin 2016, shifër, që është më e larta e të gjitha kohërave.

Sipas të dhënave që Banka publikoi në bilancin e pagesave, rezulton se krahasuar me vitin 2015 të ardhurat nga turizmi u rritën me 13 për qind duke i sjellë ekonomisë kombëtare 175 milionë euro më shumë.

Këto janë para, që shtetasit e huaj dhe emigrantët shqiptarë, që jetojnë jashtë kanë shpenzuar gjatë vizitave të tyre në Shqipëri për pushime, biznes, apo qëllime të tjera.

Turizmi ishte një nga sektorët që u godit më fort nga kriza financiare. Pas 2009-ës, të ardhurat udhëtimet e jorezidentëve në ekonominë shqiptare ranë për 4 vite me radhë duke zbritur deri në 1.1 miliardë euro në 2013-ën.

Por në tre vitet e fundit tendenca është përmbysur dhe të ardhurat nga turizmi janë rritur me ritme të shpejta.

Dalja e Eurozonës nga kriza, por edhe rritja së fundi e interesit për Shqipërinë në tregun global turistik, ka shtuar përfitimet financiare për ekonominë duke e shndërruar turizmin në sektor udhëheqës të rritjes ekonomike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat