Me angazhim institucional t’iu ndihmojmë bujqve

Ekonomi

Me angazhim institucional t’iu ndihmojmë bujqve

Më: 2 prill 2017 Në ora: 12:18
Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Rodolub Mladenoviq

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Rodolub Mladenoviq, ka thënë se Lista Serbe do të bëjë të gjithçka që të lehtësojë mënyrën e jetesës së bashkësisë serbe në Kosovë.

Ai në një intervistë të shkurtë për Kp, ka thënë se iniciativat që serbët të vijnë në Prishtinë dhe t’i paraqesin vështirësitë me të cilat ata ballafaqohen ndihmojnë që të gjendet zgjidhje edhe për ata.

Mladenoviq: Me bashkëpunim institucional iu dalim në ndihmë të gjithëve 

“Kemi pasur rastin që të njoftohemi nga prodhuesit bujqësorë se cilat janë problemet e tyre. Mendoj se takimi ishte i dobishëm për shkak të mendimit që sa më shpejt mund të pajtojë të gjitha komunitetet në Kosovë dhe t’i afrohen njëri-tjetrit, është interesi i përbashkët ekonomik. Kemi marrë informacione nga prodhuesit bujqësorë që të bashkëpunojnë edhe me prodhuesit bujqësorë edhe nga jugu i Ibrit, megjithatë, natyrisht se kanë vështirësi në funksionimin e tyre. Disa nga këto vështirësi shpresoj se do të mund t’i zgjedhim në takime me prodhuesit bujqësorë. Disa nga pyetjet dhe problemet e tyre me të cilat përballen nuk i takojnë vetëm Ministrisë së Bujqësisë, megjithatë konsideroj se me një dialog të tillë, organizimin e takimeve të përbashkëta, angazhimin e përbashkët sektorit joqeveritar, Ministrisë së Bujqësisë duhet t’iu dalim në ballë prodhuesve bujqësorë dhe të zgjedhim problemet e tyre”, t ha Mladenoviq.

Ndërsa në pyetjen se a do të ishte më  mirë që të shuhen veprimet ilegale atje në mënyrë që qytetarët të jetojnë më mirë, ai nuk është përgjigjur, por ka thënë se nuk po merret me politik por me ekonomi.

Mladenoviq: Jemi këtu për ekonomik dhe po përpiqemi t’iu ndihmojmë

“Ne këtu nuk merremi me politikë, por me ekonomi dhe përpiqemi që të ndihmojmë prodhuesit bujqësorë që vështirësitë e tyre t’i tejkalojnë me zgjedhjen e problemeve ekonomike. Pra, bëhet më shumë fjalë për probleme teknike me të cilat ata përballen dhe shpresoj se aq sa do të arrijmë edhe t’i ndihmojmë. Konkretisht nuk merremi këto çështje. Natyrisht se Lista Serbe do të bëjë të gjitha që në çdo mënyrë të lehtësojë mënyrën e jetesës së bashkësisë serbe në Kosovë, që në mënyrën më të mirë të mundshme të gjejmë interesin e përbashkët, që të gjejmë mundësitë që të jetojmë me njëri-tjetrin, që t’i ndihmojmë njëri-tjetrit dhe që kjo të jetë një shembull i mirë i bashkëpunimit dhe mirëkuptimit.”, tha Mladenoviq.

Mladenoviq bashkë me 20 biznese të pjesës veriore, për herë të parë kanë marrë pjesë në debatin e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës. Në mesin e tyre kishte prodhues, të cilët kishin rastin t’i paraqesin barrierat që ata kanë gjatë veprimtarisë së tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat