BSH: Remitancat arritën nivelin 615 milionë euro

Ekonomi

BSH: Remitancat arritën nivelin 615 milionë euro

Më: 3 prill 2017 Në ora: 12:49
ilustrim

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, dërgesat e emigrantëve në ekonominë shqiptare për vitin e kaluar arritën në 615 milionë euro, ose 17 milionë euro më shumë se ne vitin 2015.

Sipas BSH-së, pas rënies në gjysmën e parë të vitit, gjashtëmujori i dytë rezultoi pozitiv..

Rritja e viteve të fundit e remitancave lidhet kryesisht me kthimin përfundimtar të shumë shqiptarëve nga emigrimi, kthim i shoqëruar edhe me riatdhesimin e kursimeve të tyre jashtë vendit.

Ndërkohë po sipas BSH-se, viti 2016 ishte pozitiv edhe për investimet e huaja direkte të cilat preken vlerën e 959 milionë eurove, duke thyer rekordin e vitit 2013.

Fluksi i investimeve direkte u rrit me 17.2% krahasuar me vitin 2015. Besohet se rritja e investimeve të huaja i dedikohet kryesisht punimeve të gazsjellësit TAP dhe shitjes gjatë vitit të kaluar të dy prej kompanive të mëdha koncesionare, Bankes Petroleum dhe Tirana International Airport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat