MF dhe KfW mbajtën takimin e radhës për portfolion

Ekonomi

MF dhe KfW mbajtën takimin e radhës për portfolion

Më: 4 prill 2017 Në ora: 14:29
Pamje nga takimi

Ministria e Financave ka mbajtur të martën takimin e portofolios me KfW-në, në të cilin u diskutua për sfidat dhe sigurimin që obligimet ndaj kreditorëve po përmbushen plotësisht dhe në kohën e caktuar, duke u bazuar në marrëveshjet e arritura nga palët përkatëse.

Zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi falënderoi Qeverinë gjermane që përmes ndihmës së KfW-së ka ndihmuar në realizimin e projekteve të rëndësishme siç është projekti i Ngrohtores së Prishtinës dhe së fundi projekti me fabrikat e ujit në Badovc dhe Shkabaj, të cilat ndikojnë direkt  në mirëqenien e qytetarit. 

Vetëm bashkëpunimi i mirë dhe i sinqertë ndërmjet dy qeverive ka mundësuar një implementim të tillë të projekteve dhe për këtë kemi edhe rezultatet e prekshme, u tha në takim.

Zëvendësministri Krasniqi gjithashtu tha se do të vazhdojnë me projektet e ardhshme dhe u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve që të jenë realist në vlerësimin e sfidave në realizimin e projekteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat