Ja sa u rritën investimet e huaja në Kosovë

Ekonomi

Ja sa u rritën investimet e huaja në Kosovë

Më: 4 prill 2017 Në ora: 23:28
Ilustrim

Fluksi i investimeve të huaja direkte në Kosovë është në rritje. Një shkrim nga portali i ekonomisë dhe biznesit për Evropën Juglindore, Seenews.com ka bërë të ditur se investimet e huaja direkte në Kosovë janë rritur në 19.4 milionë euro nga 5.9 milionë sa kanë qenë në muajin prill të vitit 2016.

Edhe remitencat e huaja në Kosovë janë rritur për 12.7%, bëhet e ditur nga portali në fjalë.

Shuma më e madhe e këtyre investimeve kanë origjinën nga Gjermania me 7 milionë e 300 mijë euro, të pasuar nga Zvicra me 4.1 milionë dhe Austria 4 milionë euro.

Sektori që ka tërhequr më shumë vëmendje të investimeve ishin pasuritë e patundshme.

Vitin e kaluar, fluksi i investimeve të huaja direkte kishte pësuar ulje në 234.8 milionë euro, nga 308 milionë sa kishte qenë në vitin 2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat