Kërkohet ekonomi më e zhvilluar në vendin tonë

Ekonomi

Kërkohet ekonomi më e zhvilluar në vendin tonë

Më: 5 prill 2017 Në ora: 15:14
Kadri Veseli në Turin e dëgjimit me ekspertë

( E plotësuar) -  Ekonomia duhet të funksionalizohet sa më shpejt, në mënyrë që bizneset e vogla të shndërrohen në biznese të mëdha dhe në këtë drejtim Kosova duhet të bëjë sa më shumë hapa që të fokusohet në investime sa më të mëdha.

Kështu u tha të mërkurën në Turin e dëgjimit me ekspertë, i cili është mbajtur në universitetin “Iliria”, në të cilin morën pjesë kryetari i PDK-së, njëherësh kryetar i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, përfaqësues të odave ekonomike, profesorë të Universitetit "Iliria".

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka përmendur se ekonomia vendore po përballet me papunësi të madhe, bilanc tregtar negativ dhe numër të vogël të investimeve të huaja.

Veseli: Kemi një papunësi shumë të madhe

“Për afër katër javë kam dëgjuar dhe kam takuar me mijëra bashkëqytetarë tonë, me shumë biznese, të cilat e shprehin në mënyrë shumë të drejtpërdrejtë pakënaqësitë e tyre, të cilat i kanë në situatën aktuale, por të njëjtën kohë edhe idetë, të cilat i kanë të mrekullueshme. Ne kemi një papunësi shumë të madhe, një bilanc tregtar shumë negativ, në investimet e huaja kemi shumë nivelin e ulët, ne kemi një sistem edukativ, derisa kam takuar nxënësit, të cilët ankohen se nuk kanë ku të integrohen në tregun e punës, kompani që nuk kanë fuqi adekuate punëtore”, ka thënë Veseli.

Ai tha po ashtu se të rinjtë duhet integruar sa më shumë në tregun e punës dhe të ndryshohet gjendja aktuale.

Ardian Hoxha, themelues i disa bizneseve, ka kërkuar që të krijohen sa më shumë vende të punës, ndërsa ka potencuar mungesën e shkollës së mirëfilltë të biznesit.

Hoxha: Premtimet për 200 mijë vende pune ishin vetëm fjalë (Video) “Fillimisht duhet me filluar nga serioziteti, sepse në të kaluarën janë premtuar që do të krijohen mbi 200 mijë vende pune, por ato kanë qenë vetëm fjalë, shumë pak është bërë konkretisht në atë drejtim. Ka ardhur koha që të veprojmë konkretisht dhe të ndërtojmë një momentum që e çon krijimin e vendeve të punës përpara dhe besoj që popullata ka bërë me iniciativë të veten shumë më tepër sesa që kanë qenë kushtet”, ka thënë Hoxha.

Ndërsa, Arian Zeka nga Oda Amerikane, tha se ekonomia duhet të funksionalizohet sa më shpejt, në mënyrë që bizneset e vogla të shndërrohen  në biznese të mëdha. Zeka: Ekonomia e tregut duhet të funksionalizohet sa më shpejt (Video) “Ne si Odë Amerikane besojmë që ekonomia e tregut, e cila është si koncept i tillë i gabuar në Kushtetutën e këtij vendi duhet të funksionalizohet sa më shpejt, ashtu që të krijohet një vetëdijesim i barabartë në të cilin bizneset e vogla mund të shndërrohen në biznese të mesme dhe bizneset e mesme në biznese të mëdha,” ka thënë Zeka.

Ai ka theksuar se tregun e punës e pengon norma më e lartë e pagesave, qoftë në institucione apo ndërmarrje publike.

Ermal Sadiku, inxhinier i cili punon për kompani të huaja, tha se Kosova duhet të bëjë hapa sa më shumë të fokusohet në investime sa më të mëdha. Sipas tij, inxhinieria softuerike është i vetmi profesion që mund të realizohet prej Kosovës pa qenë aty.

Sadiku: Kosova duhet të punojë më shumë

“Kosova duhet pak më shumë me i dhënë zor inxhinierisë softuerike, nuk kam kurrgjë kundër agrikulturës kur e di që është baza e një shteti, kur e di sa herë që dalë për të biseduar me kompani të huaja, kurrë dikush nuk më ka thënë me gjet djathë ose diçka problemet më të mëdha i kanë për të gjetur inxhinierët”, ka thënë Sadiku.

Ndërkaq, eksperti  gjerman, Wihelm Hicking tha se janë shumë faktorë të rëndësishëm për zhvillimin e një ekonomie sa më të zhvilluar.

Hicking: Arsimi dhe aftësimi profesional është shumë i rëndësishëm (Video) “Arsimimi dhe aftësimi profesional është shumë i posaçëm, ne gjithmonë e kemi parasysh ndërmarrjen. Fokusi gjithmonë duhet të përqendrohet te nevojat reale,” ka thënë eksperti gjerman.

Suzana Aliu, juriste me profesion dhe drejtoreshë e një kompanie të qumështit në Kosovë, ka folur për problemet me të cilat ndeshen prodhuesit në eksportimin e prodhimeve të tyre në vendet e Bashkimit Evropian.

Aliu: Produktet tona me origjinë shtazore nuk kemi të drejtë t’i eksportojmë në BE

“Ajo çfarë neve na pengon është se produktet e tona me origjinë shtazore nuk kemi të drejtë që t’i eksportojmë në vende të Bashkimit Evropian. Pasi qe nuk kemi mund produktet t’i eksportojmë jashtë, specat i kemi marrë prej kutive për t’i dërguar në Bullgari dhe me gjet një prodhues të jashtëm dhe me i mbush me ajkën e Bullgarisë u mor si shaka puna e djathit”, ka thënë Aliu.

Kërkohet funksionalizim sa më i shpejtë i ekonomisë vendore

Ekonomia duhet të funksionalizohet sa më shpejt, në mënyrë që bizneset e vogla të shndërrohen në biznese të mëdha dhe në këtë drejtim Kosova duhet të bëjë sa më shumë hapa që të fokusohet në investime sa më të mëdha.

Kështu u tha të mërkurën në Turin e dëgjimit me ekspertë, i cili është mbajtur në universitetin “Iliria”, në të cilin morën pjesë kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, përfaqësues të odave ekonomike, profesorë të Universitetit "Iliria".

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka përmendur se ekonomia vendore po përballet me papunësi të madhe, bilanc tregtar negativ dhe numër të vogël të investimeve të huaja.

Po ashtu, ai tha se të rinjtë duhet integruar sa më shumë në tregun e punës dhe të ndryshohet gjendja aktuale.

Ardian Hoxha, themelues i disa bizneseve, ka kërkuar që të krijohen sa më shumë vende të punës, ndërsa ka potencuar mungesën e shkollës së mirëfilltë të biznesit.

Ndërsa, Arian Zeka nga Oda Amerikane, tha se ekonomia duhet të funksionalizohet sa më shpejt në mënyrë që bizneset e vogla të shndërrohen në biznese të mëdha. Sipas tij  85% e ndërmarrjeve të vogla kanë 1-3 punëtorë.

Ai ka theksuar se tregun e punës e pengon norma më e lartë e pagesave, qoftë në institucione apo ndërmarrje publike.

Ermal Sadiku, inxhinier i cili punon për kompani të huaja, tha se Kosova duhet të bëjë hapa sa më shumë të fokusohet në investime sa më të mëdha.

“Inxhinieria softuerike është i vetmi profesion që mund të realizosh prej Kosovës pa qenë aty”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat