Për mosnjohjen e diplomave me shkollim superior?!

Ekonomi

Për mosnjohjen e diplomave me shkollim superior?!

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 6 prill 2017 Në ora: 10:32
Pensionisti Halil Berisha i zhgënjyer për mos njohjen e diplomës me shkollim superior i cili për çdo muaj merre ma pakë 72 euro pension?!

Mos njohja e diplomave me shkollim superior nga Qeveria e Kosovës të  lëshuara nga Universiteti i Prishtinës para njëzet e shtatë viteve ka shkaktua revoltë të madhe të pensionistet në Kosovës.Është interesant të përmendim së kjo Qeveri në një anë nga Serbia kërkon që tu njihen diplomat në Kosovë Lindor, kurse të njëjtat diploma për të gëzuar te drejtën e pensioneve qytetareve të vet në Kosovë ua refuzon ?! 

Kështu shumë pensionet në katër anët e Kosovës të cilët para dy vjetëve të cilët aplikuan për pension- pa vonua shumë shumica prej tyre kuptuan së Qeveria e Kosovës  nuk ua njeh diplomën e lëshuar nga Universiteti i Prishtinës?! Diploma të cilat janë njohur nga Ministria e Arsimit dhe Rektorati i Universiteti  dhe fakultetet ato sot nuk njehen si arritje profesionale nga Qeveria  dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale?!  Andaj pensionistet që kanë  aplikuar që dy vite për të përfituar pensionin me shkollim superior - kanë mbretur me gishta në gojë !

Kur Qeveri i shkel të drejtat njerëzore të pensionisteve - çka të flasim dhe të shkruajmë për të tjerët?! ...

Çka do të thotë së në këto momente kritike pensionistet me diploma të Universitetit në xhepa për çdo muaj marrin 44 derri 72 euro  ma pak?! Andej kundër vendimit të Qeverisë dhe të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies pensionistet e goditur reagojnë ashpër nëpërmjet dëshmive ligjore : Andaj anulimin i pikës  dy  të vendimit të datës 13.07.2016 dhe kategorizimin  sipas përgatitjes profesionale superiore që kam të kryer dhe  kontributit të dhënë për 45 vite.

Me 24.11.2016 brenda afatit ligjor nga dita e pranimit të vendimit me  09.11.2016 kemi parashtruar ankesë në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale  kundër vendimit të datës 13.07.2016, mirëpo edhe pse sipas nenit 131 paragrafi 1 të Ligjit nr. 02/L-28 për procedurën Administrative  organi kompetent në këtë rast Ministria e punës ka qenë e obliguar që të shqyrton ankimin dhe të nxjerr vendim brenda tridhjetë  ditësh nga data e dorëzimit të ankimit, deri me tani nuk është kthyer ndonjë përgjigjeje, andaj duke e pas parasysh mosveprimin  e administratës, gjegjësisht organit kompetent brenda afatit ligjor bazuar në nenin 130 paragrafi dy të ligjit të procedurës administrative ne pensionistet e goditur kërkojmë anulimin e pikës dy të vendimit  për shkak se  me këtë vendim është  bërë vërtetimi gabuar i gjendjes faktike, ku  ne pensionistet jemi  kategorizuar në kategorinë e tret -të shfrytëzuesve  të pensioneve me -  përgatitje shkollore  të  lartë, e jo në kategorinë me përgatitje superior shkollore. Për t’i dëshmuar të gjitha këto edhe një herë  ne  ankesat dhe padit tona  ju kemi ofruai diplomat e lëshuar nga Universiteti i Prishtinës - po ashtu edhe përvojë pune 45 vjeçare dhe deshmit tjera.  

Të gjitha vitet e punës i kemi të  evidentuar dhe vulosura në librezën e punës të cilën ua kemi bashkëngjitur ankesave dhe padive - me të cilat ju keni drejtua strukturave udhëheqëse të Lidhjes së pensionisteve të  Kosovës, Avokatit të Popullit. Gjykatës Themelore  në Prishtinë dhe Ministrisë. Me këto padi apo edhe ankesë  ne pensionistet e goditur nga Qeveria e Isa Mustafes dhe  Ministria  e Punës dhe  Mirëqenies Sociale kundërshtojmë  Udhëzimin Administrativ nr. 09/2015 për kategorizimin e shfrytëzuesve të pensioneve kontribut pagues të nxjerr nga Ministria.                           

Kundërshtohet  Udhëzimin Administrativ nr. 09/2015 për kategorizimin pensioneve kontribut pagues

Kur jemi këtu edhe një herë ne pensionistet e goditur po ia bëjmë me dije Qeverisë dhe Ministrisë së me  nenin 8  të Ligjit nr. 04/L-131 janë paraparë  kushtet dhe kriteret për njohjen e drejtës në pension,  e ato janë të mosha 65 vjeçare, stazhi pensionit dhe dëshmitë  për pagesën e kontributeve, kurse  në nenin 4 dhe 5  të Udhëzimit Administrativ  nr. 09/2015 që e keni paraparë  përgatitjen profesionale. Është rregull që çdo akt nënligjor duhet të jetë në pajtim me ligjin. Mirëpo udhëzimi Administrativ në fjalë i nxjerr nga një grup njerëzish në Ministri të cilët nuk me mendojnë mirë për hallet e mëdha të pensionisteve- shtresës me të goditur në Kosovë është në kundërshtim me ligjin  për arsye se në ligj  ceket vetëm kontributi i dhëne ne pune gjatë viteve  sa është punuar. Ky udhëzim jo vetëm që është në kundërshtim me ligjet tona në Kosovë, por edhe me legjislacionin e Bashkësisë Evropiane, ku  institucionet e Kosovës janë te obliguara të  inkorporojnë edhe ne aktet e tyre ligjore dhe nënligjore, si dhe  praktikat e vendeve evropiane po ashtu i njëjti është  diskriminuese - pasi që punëtori duhet të paguhet në bazë të kontributit të dhënë, e jo të  përgatitjes shkollore. Pra, ky udhëzim i nxjerr nga Ministria dhe i miratuar nga Qeveria Mustafa është diskriminuese, antinjerëzor, sepse me këtë   zhvlerësohen  diplomat e fakultetit  nëpërmjet të cilave pa kurrfarë baze pensionisteve u  mohohen kualifikimet shkollore dhe kontributit të  cilin e kanë dhënë në punë  në profesioneve të ndryshme gjatë dyzetë e pesë vjetëve të kaluara.

 Po ashtu me rastin e hartimit  e këtij  udhëzimit administrativ nuk janë respektuar as standardet e hartimit te akteve normative?!  Kur jemi këtu të gjithë juve që i shkelni ligjet dhe të drejtat njerëzore ne pensionistet e goditur  ju bëjmë me dije së me nenin 4 - te  Udhëzimin Administrative nr. 03/2013 për standardeve të hartimit  e akteve normative  janë të përcaktuara parimet themelore ne baze te cilave duhet të hartohet një akt ligjor. Andaj Ministria e juaj me rastin e hartimit të udhëzimit administrativ të lartë cekur  të nenit 4 dhe 5. udhëzimit administrativ nr. 09/2015) nuk janë në pajtim me këto parime, pasi që i njëjti përmban elemente diskriminuese dhe  nuk është në pajtim me dispozitat e Bashkësisë Evropiane për te cilat ju deklaroheni në mjetet e informimit se është ne pajtim me to.

Gjë që nuk ka të bëjë me të vërtetën. Prandaj duke pas parasysh  këto që i cekem më lartë kërkojmë  nga  Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale të Kosovës  që të  anulohet  pika e II e vendimit të  datës 13.07.2016 dhe ne pensionistet e goditur  të kategorizohem në kategorinë  e shfrytëzuesve me përgatitje superior shkollore  me diploma ne xhepa të lëshuara para  njëzet e shtatë viteve  nga Universiteti i Prishtinës.?! Të gjitha këto që i theksuam ma lartë janë shembuj që tregojnë së Qeveria e Kosovës në mënyrë drastike  në këto momente, kur pensionistet jetojnë në kushte të vështira ajo u shkeli të drejtat e tyre njerëzore të cilat janë në kundërshtim me të gjitha normat dhe standardet ndërkombëtare- për çka ma së miri flasin treqind mijë ankesa dhe njëqind e shtatëmbëdhjetë mire raste të pa ekzekutuara. Ne zgjedhjen e këtyre çështjeve një pjesë të përgjegjësisë e mbajnë edhe gjykatat, avokati i popullit dhe Lidhja e pensionisteve të Kosovës të cilat këto raste të shkeljes drastike të të drejtave njerëzore të pensioniste të Kosovës i shikojnë duar kryq ?!...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat