ASK: Rritet bruto produktin vendor

Ekonomi

ASK: Rritet bruto produktin vendor

Më: 6 prill 2017 Në ora: 11:20
Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar bruto produktin vendor për tremujorin e katër të vitit, ku vlerësohet se gjatë kësaj kohe është shënuar rritje reale për 3.0%, në krahasim me muajt e njëjtë të vitit 2015.

ASK thotë se rritja reale e BPV-së sipas aktiviteteve ekonomike më e madhja ka qenë te aktivitetet financiare dhe të sigurimit (23.5%), pastaj furnizimi me energji elektrikë, ujë dhe trajtimi i mbeturinave (10.7%), hotelet dhe restorantet (10.5%), bujqësia, gjuetia dhe pylltaria (9.2%), industria nxjerrëse (8.5%), tregtia me shumicë dhe pakicë (6.7%), transporti dhe magazinimi (3.8%), afarizmi me pasuri të patundshme (1.5%), dhe ndërtimtaria (0.7%).

Ndërsa, rënie reale kishte te: administrimi publik (1.4%); industria përpunuese (2.8%); dhe shërbimet e tjera (15.6%).

BPV-ja sipas qasjes së shpenzimeve ka pasur rritje te: eksporti i mallrave dhe shërbimeve (11.1%); formimi i bruto kapitalit (8.3%); importi i mallrave dhe shërbimeve (3.5%); dhe te shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake dhe institucionet jopërfituese në shërbim të ekonomive shtëpiake (IJPSHESH) (1.4%).

Ndërsa, rënie reale kishte te shpenzimet e konsumit final të Qeverisë (2.2%).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat