Hoti kërkon ndihmën e Bankës Evropiane për Investime

Ekonomi

Hoti kërkon ndihmën e Bankës Evropiane për Investime

Më: 6 prill 2017 Në ora: 11:29
Ministri i Financave, Avdullah Hoti në takim nga zëvendëspresidenti i Bankës Evropiane për Investime (EIB), Dario Scannapieco

Gjatë vizitës në Luksemburg ministri i Financave, Avdullah Hoti është pritur sot në takim nga zëvendëspresidenti i Bankës Evropiane për Investime (EIB), Dario Scannapieco, ku është diskuar rreth mundësisë së thellimit të bashkëpunimit edhe më tej.

Gjatë këtij takimi me theks të veçantë u diskutuar rreth Portfolios që ka Kosova me Bankën Evropiane për Investime, ku me këtë rast ministri Hoti kërkoi mbështetjen edhe më tej të Bankën Evropiane për Investime, me theks të veçantë për projektet që janë në kuadër të Klauzolës për Investime që përfshijnë projektet në sektorin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, në sektorin e shëndetësisë, në sektorin e ujërave, si dhe në sektorin e ngrohjes qendrore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat