Havolli thotë se këtë javë do të publikojë listën e personave që s’deklaruan pasurinë

Ekonomi

Havolli thotë se këtë javë do të publikojë listën e personave që s’deklaruan pasurinë

Më: 10 prill 2017 Në ora: 23:38
Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli

Dita e fundit e muajit mars ishte afati i fundit kur zyrtarët e lartë të institucioneve kanë pasur për detyrë ta publikojnë pasurinë e tyre për 2016.

Por, ka të tillë që nuk kanë përfillur këtë rregull. Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, premtoi se gjatë kësaj jave do të bëhen publik edhe emrat e këtyre zyrtarëve, duke shtuar se numri më i madh i tyre e kanë përfunduar këtë obligim ligjor.

“Sa i përket deklarimit të pasurisë që kanë qenë të obliguar deri me 31 mars, shumica e zyrtarëve të lartë kanë deklaruar pasurinë dhe jemi në fazën verifikuese për ata që nuk e kanë deklaruar pasurinë dhe gjatë javës do të bëhen publike këta emra”, tha Havolli.

Javë më parë Agjencia Kundër Korrupsionit ka bërë publik raportin vjetor të punës për vitin 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat