Itali: Mbahet panairi ndërkombëtar i verërave “VinItaly 2017”

Ekonomi

Itali: Mbahet panairi ndërkombëtar i verërave “VinItaly 2017”

Beqir SINA Nga Beqir SINA Më 11 prill 2017 Në ora: 17:19
Panairi ndërkombëtar i verërave “VinItaly 2017”

VERONA - IT : Prodhuesi më i madh i verave në Kosovë, kompania Stone Castle është duke prezantuar produktet e saja në panairin më të madh të verave në botë, Vinitaly që po mbahet në Verona të Italisë.

Është, hera e parë që një prodhues i verërave nga Kosova, merr pjesë në një panair të tillë, si ky “VinItaly 2017”, i cili është konsideruar si më i rëndësishëmi i prodhimit të  verës së Italisë, Francës, Spanjës dhe vendeve të tjera, mbasi ai është një panair ndërkombëtar, i cili zhvillohet në Verona - Itali, duke qenë në edicioni i 51-të, i cili është duke u mbajtur nga data 9 deri në 12 Prill.

Ky përfaqësim i një prodhuesi kosovar, bëhet për herë të parë, dhe gjigandi i prodhimit të verërave nga Kosova, “Stone Castle” nga Rahoveci është duke prezantuar shijet e prodhimeve të verave nga Kosova, njofton në faqen e saj zyrtare kantina “Stone Castle” nga Rahoveci me pronarin e saj, shqiptaro amerikan Rustem Gecin nga Nju Jorku.

Drejtori i kompanisë Stone Castle, Avdi Gecaj, ka shkruar në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, se gjatë këtij panairi ka pasur një interesim të madh nga pjesëmarrësit për të bler dhe konsumuar verërat që prodhohen në Kosovë.

Simbas tij, “Pas 50 vitesh të Vini-Italy – në panairin më i madh në Evropë, Kosova, respektivisht prodhimet e Stone Castle, kanë bërë histori duke i shërbyer verat më të mira. Dita jonë e parë, thekson ai kishte sukses të madh, ndërkohë që tregu ndërkombëtare është shumë i interesuar për shtetin e vogël të Kosovës. Ky pra ka thënë Gecaj, është një hap shumë i madh pasi po ju bëjmë me dije që shteti ynë është këtu -Vin-Italy – në panairin më i madh në Evropë, dhe i gatshëm të konkurroj me cilesinë dhe çmimet e tregut globalë”.

Gjithashtu - Vin-Italy 2017, njofton se në këtë panair po marrin pjesë mbi 4700 prodhuesve të verave nga e gjithë bota, përfshirë SHBA dhe Amerikanë Jugut.

Image
Stone Castle
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat