Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës vizitoi Trepçën

Ekonomi

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës vizitoi Trepçën

Më: 12 prill 2017 Në ora: 20:21
Menaxheri i Ndërmarrjes Trepça, Ahmet Tmava dhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu

Sot në Ndërmarrjen Trepça për vizitë ishte kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu me bashkëpuntorë, të cilët u priten nga menaxhmenti i Ndërmarrjes Trepça.

Menaxheri i Ndërmarrjes Trepça, Ahmet Tmava e njoftoi Gërxhaliun për punën, angazhimin dhe të arriturat e Ndërmarrjes Trepça, si dhe me sfidat që ballafaqohen.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu tregoi  interesimin dhe gatishmërinë për të ndihmuar  shënimin e epokës së re zhvillimore të këtij aseti nacional.

“Menaxhmeti i Ndërmarrjes  Trepça  edhe përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, u pajtuan se është emergjente zbatimi i ligjit për Trepcën, duke zgjedhur Bordin Mbikëqyrës, Bordin Menaxhues dhe duke regjistruar Ndërmarrjen sipas ligjit për Trepçën”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga gjiganti metalurgjik Trepça.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat