Të martën nisin punimet për zgjerimin e rrugës Prishtinë-Veternik, rruga bëhet me 8 korsi

Ekonomi

Të martën nisin punimet për zgjerimin e rrugës Prishtinë-Veternik, rruga bëhet me 8 korsi

Më: 15 prill 2017 Në ora: 18:19
Rruga për Veternik

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa së bashku me ministrin e Infrastrukturës, Lutfi Zharku të martën do të inaugurojnë fillimin e punimeve për zgjerimin e rrugës Prishtinë – Veternik, e cila do të jetë rruga e parë në Kosovë me 4 korsi në një drejtim, pra 8 korsi në të dy drejtimet.

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se ky segment rrugor do të zgjerohet në të dy anët e rrugës me nga dy korsi të reja, me gjerësi prej 3.5 metrash për secilën korsi, kurse në të dy anët e rrugës do të ndërtohen trotuare me ndriçim dhe shteg të biciklistëve.

“Projekti është paraparë të realizohet me 2 llote. Lloti 1 do të jetë drejtimi Prishtinë – Veternik, krahu i majtë i rrugës, i cili sipas kontratës parashihet të përfundojë brenda 150 ditësh pune, me një gjatësi prej 1.5 kilometrash dhe me kosto prej 1,589,674.34 eurosh, ndërsa lloti 2 është drejtimi Prishtinë – Veternik, krahu i djathtë i rrugës, me një gjatësi prej 1.5 kilometrash dhe me kosto prej 1,374,516.70 eurosh. Punimet e llotit 2, sipas kontratës, parashihet të përfundojnë brenda 110 ditësh pune”, thuhet në komunikatën e MI-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat