Kapllan Halimi: Bujqësia sektor që po kontribuon në rritjen ekonomike

Ekonomi

Kapllan Halimi: Bujqësia sektor që po kontribuon në rritjen ekonomike

Më: 18 prill 2017 Në ora: 16:01
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Kapllan Halimi

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Kapllan Halimi, gjatë një ligjërate të mbajtur para studentëve të Universitetit Amerikan në Kosovë, ka prezantuar të arriturat në bujqësinë në Kosovë, duke potencuar faktin se Qeveria e Kosovës këtë sektor viteve të fundit është duke e trajtuar me mjaft prioritet.

Tutje Halimi ka treguar se përmes Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural dhe Programin për Pagesa Direkte, synojnë rritjen e konkurrueshmërisë së sektorit të bujqësisë, përmirësimin e jetës së banorëve të zonave rurale, krijimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit.

Ai ka thënë se viteve të fundit në kuadër të mbështetjes së MBPZHR-së kanë përfituar një numër i madh i fermerëve të rinj, me ç’rast ai ka treguar se të gjithë të rinjtë që aplikojnë për herë të parë për mbështetje në ministri përmes granteve investive kanë përkrahje shtesë prej 10 për qind, ndërkaq në disa masa mbështetëse përmes granteve ata kanë përkrahje shtesë në investime prej 5 për qind.

Sekretari Halimi ka treguar se me rritjen e investimeve në bujqësi, po krijohet nevoja për profesionistë të rinj që dalin nga drejtimet agro-ekonomike, dhe kjo padyshim ndikon që të diplomuarit në këtë sektor të kenë më shumë mundësi për t’u punësuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat