Bursat evropiane në stagnim, Wallstreet shënon ngritje

Ekonomi

Bursat evropiane në stagnim, Wallstreet shënon ngritje

Më: 20 prill 2017 Në ora: 18:51
Wallstreet

Aksionet në bursat evropiane të enjten kryesisht ishin në stagnim, pasi investuesit drejtuan vëmendjen në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Francës, derisa Wallstreet regjistroi rezultate më të mira pas publikimit të raporteve të shumë korporatave.

Indeksi i aksioneve FTSE në Londër në orët e pasdites stagnoi në 7.117,60 poenë, DAX 30 në Frankfurt po ashtu shënoi stagnim në 12.015,18 poenë, ndërsa KAK 40 i Parisit u ngrit 1,2 për qind në 5.063,30 poenë, transmeton France Press.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat