Veseli: Kosova ka nevojë për vizon strategjik transformues

Ekonomi

Veseli: Kosova ka nevojë për vizon strategjik transformues

Më: 21 prill 2017 Në ora: 11:11
Forumi ekonomik shqiptarë

(E plotësuar) - Në Forumin ekonomik shqiptarë që u mbajt sot në Pejë, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli theksoi se ky forum është më rëndësi të sensibilizoi nevojën nacionale për industri prodhuese dhe nevojën e fokusimit ndër regjional të nxitjes së veprimtarive prodhuese dhe plasimit të efektiv të tyre në tregje.

Kosova sipas tij, është shndërruar në një vend super marketesh pa prodhim dhe me politika fiskale dekurajuese për prodhuesit e paktë të vendit. Andaj, sipas Veselit ka shumë mangësi dhe burokraci mbytëse në Kosovë për prodhuesit dhe produktin vendor. Po ashtu, ai tha se politikat ekonomike, ato fiskale dhe tatimore, duhet t’i shërbejnë zhvillimit të ekonomisë vendore prodhuese, përpunuese dhe me prioritet promovuese dhe plasuese në tregun tonë dhe më gjerë.

Veseli: Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia përballen me papunësi të madhe

“Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia aktualisht përbejnë vendet me numrin më të madh të pa punëve dhe pikërisht në këto vende është i shquar edhe fenomeni i mungesës së veprimtarive prodhuese. Kosova është shndërruar në një vend supermarketesh të mëdha, për këtë jemi shembulli i pa konkurrencë, ku konsumi dhe harxhimi i parasë sonë përcillet me varfërinë tonë sociale. Kështu derisa ne konsumojmë maksimalisht produktet huaja, ne prodhojmë fare pak ose aspak… kemi mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar për tregun e punës… prodhim i vështirësuar vendor dhe konkurrencë jo lojale. Subvencione dhe garnte për prodhim vendor në njërën anë, por edhe politika fiskale dhe tatimore jo inkurajuese për prodhuesit tanë vendor. Shumë interesante njëra Ministri ndan grante dhe subvencione, ndërsa tjetra dekurajon dhe bllokon shitjen e produktit vendor ose e ngarkon atë me tatime”, theksoi Veseli.

Sipas Veselit, Kosova duhet të ketë vizion dhe strategji transformuese të prodhimit.

Krye kuvendari shtoi se nevoja e bashkëpunimit me tregje regjionale është domosdoshmëri strategjike, si interes reciprok dhe avantazh regjional.  Sipas kryetarit të PDK-së, fokusi i tij mbetet që Kosova të ketë ekonomi prodhuese jo konsumuese.

Veseli: Kosova ka nevojë për vizon strategjik transformues

 “Kosova nevojë për vizon strategjik transformues, kjo do të ndihmonte edhe politikën dhe politikanët e errësuar në luftën e tyre vetëm për pushtet, duke krijuar hendekun e marrjes vetëm me vetveten kur askush në fakt s’po merret me ne, as për ne dhe do të mbesim vet të izoluar, duke pritur që të tjerët do t’i kryejnë punët tona. Kjo gjendje duhet të ndryshoj shpejt dhe vendi të transformohet”, theksoi Veseli.

Kryetari i parë foumit ekonomik shqiptar, Nagip Fejzi theksoi se ky forum i vullnetit të punës do të jetë shtyllë kryesore për rritjen e bashkëpunimit ekonomik në mes Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë, si dhe për rritjen e stabilitetit në rajon.

Fejzi: Jemi bashkuar këtu për të rritur bashkëpunimin ekonomik në mes këtyre tri vendeve

“Forumi është produkt i vullnetit të punës dhe dëshirës të anëtarëve të tri organizatave. Këto organizata të cilat përfaqësojnë një numër të prodhuesve të Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë janë bashkuar në një forum për të vetmin qëllim, për të rritur bashkëpunimin ekonomik në mes këtyre tri vendeve. Ky bashkëpunim është në frymën e integrimeve evropiane, duke u fokusuar në largimin e të gjitha barrierave për lëvizjen e lirë të fuqisë punëtore, të mallrave, të shërbimeve, si dhe të kapitalit”, theksoi Fejzi. 

Nikoqiri i këtij Forumi, kryetari Klubit të Prodhueseve të Kosovës, Astrit Shabnai, foli për sfidat e prodhuesve, duke thënë se përmes prodhimit Kosova duhet ta ndërrojë imazhin në botë për depërtimin e prodhuesve në tregjet e huaja. Ai ngriti çështjen e çmimit të lartë të energjisë si sfidë për prodhuesit.

Sipas tij, me regjionin prodhuesit shqiptar nuk duhet me pasur asnjë barrier, sidomos me Shqipërinë, ku për çdo ditë prodhuesit shqiptarë po hasin në barriera.   

Shabani: Çmimi i lartë i energjisë elektrike sfidues për prodhuesit

“Vendi ynë ka papunësi të madhe siç e dimi të gjithë falë një politike jo të mirë ndaj prodhuesit vendor. Unë kisha potencuar se çmimi i energjisë elektrike sa kemi dëgjuar ne do të jetë 7 cent tarifa e lartë dhe 3 cent tarifa e ulët. Mendoj se jemi më shtrenjtit në rajon, kjo absolut nuk na bënë konkurrues në treg, por na len në disavantazh. Sfida tjera ka mjaft, por shpeshojmë dhe besojmë se të bashkuar kështu dhe me përkrahjen e të gjithëve, ne do të arrijmë që ta marrim vendin e merituar”, theksoi Shabani.  

Forumi i organizuar nga prodhuesit shqiptarë të Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipëria mblodhi shumë prodhues nga vendi, rajoni dhe diaspora, të cilët vunë pah nevojën imediate për lehtësira tregtare ndërmjet këtyre shteteve shqipfolëse me 8 milionë konsumatorë.

Kosova si vend supermarketesh të shndërrohet në fabrika

Në Forumin ekonomik shqiptarë që po mbahet në Pejë, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli theksoi se ky forum duhet të sensibilizojë nxitjen e veprimtarisë prodhuese në vendet shqiptare. Kosova sipas tij, është shndërruar në një vend supermarketesh pa prodhim dhe me politika fiskale dekurajuese për prodhuesit e paktë të vendit, andaj, sipas Veselit, Kosova duhet të ketë vizion dhe strategji transformuese të prodhimit.

“Organizmi i këtij forumi në Pejë, ka një histori mbresëlënëse ngase Peja është shpirti i ndërmarrësisë. Kosova aktualisht kam numrin më të madh në rajon të papunësisë dhe fenomenin e mungesës së veprimtarive prodhuese. Kosova është shndërruar në supermarket të mëdha, ku konsumi përcillet me varfëri. Kështu derisa ne konsumojmë produkte të huaja ne prodhojmë fare pak ose aspak. Kemi papunësinë më të madhe në rajon, si dhe fuqinë punëtore të pa kualifikuar. Kosovës i është vështirësuar prodhimi me politika fiskale jo favorizuese për prodhues tanë. Është një burkoraci totale sa i përket zhvillimit…. Produktet tona futen në një qoshe nëpër marketet tona e promovohen produktet e huaja. Ky fenomen duhet ndryshuar… Kosova ka nevojë për vizion strategjik transfomues. Kjo gjendje duhet të ndryshuar. Kalimi nga supermarkete në fabrika, sepse jemi një vend ku rritja ekon omike vjen vetëm nga investimet publike. Politikat tatimore duhet të jenë në favor të prodhuesve. Sipërmarrësit tonë kanë nevojë të rrisin bizneset e jo si barrë të pa përballueshme, dekurajues për sektorin privat”, tha ai

Veseli shtoi se fenomeni i korrupsionit dekurajon bizneset dhe investitorët e huaj,

Edhe kryetari Forumit Ekonomik Shqiptarë, Nagip Fejzi theksoi se ekonomia shqiptare duhet të jetë e unifikuar. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat