Bie çmimi i naftës

Ekonomi

Bie çmimi i naftës

Më: 13 qershor 2017 Në ora: 16:48
Foto ilustrim

Fitimet të cilat çmimet e naftës i sollën në dy ditët e kaluara janë venitur sot, pasi që Organizata e vendeve eksportuese të naftës (OPEC) raportoi për rritje të prodhimit, gjë e cila neutralizoi pritjet se rezervat amerikane “të arit të zi” serish do të shënonin rënie, transmeton agjencia e Nju Jorkut, Bloomberg.

Çmimi i naftës në tregun në Nju Jork shënoi rënie sot për 0,5 për qind, pasi që në dy ditët e kaluara ishte forcuar për 1 për qind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat