Bankat lëshuan 160,267 karta kredie dhe 886,001 karta debiti

Ekonomi

Bankat lëshuan 160,267 karta kredie dhe 886,001 karta debiti

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 07:24
ilustrim

?Bankat që veprojnë në vendin tonë duket që edhe gjatë këtij viti janë fokusuar në ofrimin e kartelave debit dhe ato të kreditit, ku sipas të dhënave deri në fund të muajit shtator numri i përgjithshëm i kartelave kishte arritur në 1,046,268 kartela.

Prej tyre janë 886,001 me funksion debiti, ndërsa 160,267 me funksion krediti.

Bankat gjithashtu gjatë këtij viti kanë insistuar në sistemin e pagesave online me qëllim të peqpërdorimeve të mundshme me pare kesh.

Përndryshe, Banka Qendrore e Evropës ka paralajmëruar se do të ndalohet së emetuari kartëmonedha 500 euro. Kjo do të aplikohet nga pjesa e dytë e vitit 2018.

Kartëmonedhat 500 euroshe aktuale, do të mbesin në qarkullim, ndërsa të reja nuk do të emetohen, në mënyrë që të zvogëlohet mundësia e përdorimit të parave të gatshme për kryerjen e transaksioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat