OAK kremton 1 vjetorin e themelimit

Ekonomi

OAK kremton 1 vjetorin e themelimit

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 08:28
OAK

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) bashkë me bizneset antëtare dhe partnerët, kremton sot një vjetorin e themelimit.

Kjo kremtë do të mundësojë sjelljen e afaristëve nga e tërë Kosova dhe partnerëve kryesorë që kanë qenë krah në rrugëtimin drejt forcimit të pozicionit të bizneseve krahas sfidave me të cilat ndeshet sektori i biznesit në Kosovë.

Pjesë e kremtës do të jenë përfaqësues të bizneseve, institucioneve, zyrës së kryeministrit, ministrive, shoqërisë civile, partnerëve ndërkombëtarë dhe përfaqësues të komunave.

Me këtë rast është paraparë të flas zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj, kryetar i Bordit në Odën e Afarizmit të Kosovës, Skender Krasniqi, si dhe profesor Bajram Berisha nga Universiteti i Prishtinës, i cili do të ndalet tek për bashkëpunimi në mes universitetit dhe bizneseve.     

Po ashtu, do të bëhet edhe ndarja e certifikatave për bizneset anëtare të OAK-së.

Përndryshe, gjatë këtij viti OAK ka ngritur shumë çështje, duke u bërë zëri i bizneseve në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat