Ministri Hasani nënshkruan marrëveshjen e parë për qasje në programe financiare me BE-në

Ekonomi

Ministri Hasani nënshkruan marrëveshjen e parë për qasje në programe financiare me BE-në

Më: 19 dhjetor 2017 Në ora: 11:03
Nenshkrimi i marreveshjes

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka nënshkruar marrëveshjen e parë për qasje të Kosovës në programe financiare të Bashkimit Evropian.

Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani i cili përmes rrjetit socialë “Facebook”, ka thënë se marrëveshja “Konkurrueshmëria e Ndërmarrjeve dhe Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme – COSME”  hap mundësi të shumta përfitimi për bizneset kosovare.

Marrëveshja është nënshkruar nga Ministri Bajram Hasani dhe Drejtoreshën e Përgjithshme për Tregun e Brendshëm, Industrinë, Ndërmarrësin dhe NVM-të, Loweri Evans.

Ai tutje ka theksuar se kjo marrëveshje ka rëndësi të veçantë pasi që është marrëveshje shtesë mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, transmeton Gazeta Monitor.

Ky është postimi i plotë i ministrit Hasani:

“ Sot në Bruksel pata kënaqësinë të nënshkruaj marrëveshjen e parë për qasje të Kosovës në programe financiare të BE-së. Me znj. Lowri Evans, Drejtoreshën e Përgjithshme për Tregun e Brendshëm, Industrinë, Ndërmarrësin dhe NVM-të nënshkruam marrëveshjen për qasje të Kosovës në programin “Konkurrueshmëria e Ndërmarrjeve dhe Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme – COSME” përmes të cilës hapen mundësi të shumta përfitimi për bizneset Kosovare. Përveç përfitimeve konkrete, kjo marrëveshje ka edhe rëndësi të veçantë si edhe një marrëveshje shtesë mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat