Lluka tregon pse u rrit çmimi i energjisë

Ekonomi

Lluka tregon pse u rrit çmimi i energjisë

Më: 20 dhjetor 2017 Në ora: 09:50
Valdrin Lluka

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka thënë se nuk përjashtohet mundësia e rritjes së çmimit të energjisë elektrike prej 18.7 përqind e paralajmëruar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë(ZRRE).

Sepse, sipas tij, vendi është duke prodhuar energji me gjysmë kapaciteti dhe gjysmë tjetër e saj është duke u importuar.

Ministri Lluka ka thënë se duhet kuptuar qytetarët, se projekti energjetik Kosova e Re,  e cila nënshkruhet sot, nuk është pjesë e ngritjes së çmimeve, sepse është keqkuptuar.

Sipas tij, tash e dy muaj Kosova është duke prodhuar energji me gjysmë kapaciteti me 400 MW, pra gjysmën tjetër është duke e importuar dhe kjo gjë do të vazhdojë edhe për një periudhë rreth 4 deri në 6 muaj të ardhshëm.

Lluka:  Ngritja e çmimeve të energjisë jo për shkak të Kosovës së Re

“Gjasat janë si pasojë e shpronësimit, por jo si pasojë e termocentralit (të ri), pra, gjasa ka reale për shkak që është penguar shpronësimi tash e dy vjet. Ata (ZRRE) kanë lajmëruar diku rreth 18.7 rritje, për çka është mundshme, sepse nëse veprohet në formën siç jemi duke ecur tash, të prodhojmë vetëm me gjysmë kapaciteti dhe gjysmën tjetër (të energjisë) ta importojmë”, ka thënë ministri Lluka.

Ndryshe, për sot në orën 12.00, është paralajmëruar të mbahet një protestë për ta kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat