Deficiti tregtar mbetet sfidë për ekonominë e Kosovës

Ekonomi

Deficiti tregtar mbetet sfidë për ekonominë e Kosovës

Më: 20 dhjetor 2017 Në ora: 14:58
Ushtruesi i detyrës së guvernatorit të BQZK-së, Fehmi Mehmeti

Ushtruesi i detyrës së guvernatorit të BQZK-së, Fehmi Mehmeti, deklaroi sot se Kosova këtë vit ka pasur 4.4 për qind rritje ekonomike, ndërkohë që sfidë vazhdon të mbetet deficiti tregtar.

Ai në konferencën e fundit për këtë vit ka thënë se kontribut në rritjen ekonomike kanë dhënë investimet publike në vlerë 519.3 milionë euro, ose 9 % më shumë se sa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas tij, nivel të ngjashëm ka pasur edhe rritja e investimeve të  huaja që ka arritur vlerën prej  201.5 milionë euro.

Mehmeti: Këtë vit kishim 4.4 % normën e rritjes ekonomike

“Viti 2017 të vlerësohet të jetë i aktivizuar me një rritje të përshpejtuar të rritjes ekonomike. BKQ vlerëson se norma e rritjes ekonomike për vitin 2017-të do të jetë 4.4 %, krahasuar me vitin e kaluar që ka qenë 4.1 %. Rritja e kreditimit bankar ka vazhduar të jetë një nga burimet kryesore të financimit të rritjes ekonomike në vend. Remitencat e pranuara në Kosovë në shtator 2017-të kanë arritur vlerën rreth 560.7 milionë euro. Deficiti tregtar mbetet sfidë për ekonominë e Kosovës. Deficiti i mallrave arriti të ketë rritje prej 6.9 %”, tha Mehmeti.

Ai po ashtu ka thënë se bankat që operojnë në vend kanë shënuar një performancë të mirë duke ndikuar edhe në zhvillim ekonomik.

Mehmeti: Kreditë e bankave janë rritur këtë vit në 2.4 miliardë euro

“Gjatë vitit 2017 sektori bankar fuqizoi edhe më shumë rolin e tij në mbështetje të zhvillimit ekonomik dhe stabilitetit në vend. Duke e rritur kreditimin dhe një kokësish duke i përmirësuar kushtet e financimit përmes uljes së normave të interesit. Gjithsej vlera e kredive, nga të dhënat që i kemi në dispozicion që janë bërë rreth nëntorit të vitit 2017-të ka arritur në 2.4 miliardë euro , ose nëse e shohim si përqindje vjetore ka një rritje prej 11 %. Njëri prej sektorëve që ka pasur kreditimin më të lartë  të kësaj periudhe kohore është sektori i ndërtimtarisë , që rritja e kredive për këtë sektor në baza vjetore ka qenë 23.6 %, pasuar nga sektori për miniera me një përqindja vjetore 15.3 dhe sektori i prodhimtarisë”, tha Mehmeti.

Ndërsa vlera e përgjithshme e depozitave sipas tij, për periudhën raportuese deri në nëntor 2017 ka arritur mbi 3 miliardë euro. 

Mehmeti tha se përveç kredive, bankat kanë fituar mirë duke arritur në 85.4 milionë euro.

Mehmeti: Bankat gjatë këtij viti fituan 85.4 milionë euro

“Fitimi i bankave për përudhën janar-nëntor shënoi 85.4 milionë euro.  Me rritje të aktivitetit u karakterizuan edhe sektorët të tjerë siç janë pensionet të cilat me të dhënat që i kemi në dispozicion të fundit , deri në shtator arritën vlerën rreth 1.58 miliard euro. Sektori i sigurimeve për herë të parë ka arritur që të ketë rezultat financiar pozitiv. Ky rezultat financiar pozitiv vlerësohet që të jetë diku afër 8 milionë euro”, tha Mehmeti.

Sipas tij edhe sigurimet e mikrofinancat kanë pasur trend të mirë të zhvillimit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat