SHBA, 1 në 4 dollarë në tregti harxhohet për pajisje mobile

Ekonomi

SHBA, 1 në 4 dollarë në tregti harxhohet për pajisje mobile

Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 14:05
SHBA

Në vitet e para të telefonave të mençur, njohësit e industrisë nuk prisnin që këto pajisje të kishin një efekt të madh në sjelljen e blerjeve online.

Në atë kohë, ekranet ishin shumë të vogla dhe dukej shumë e papërshtatshme për të kaluar nëpër një procesi të tillë pa një tastierë. Tani, shtatë vjet pas daljes së iPhone-it të parë, ne mund të themi me siguri se telefonat e mençur janë bërë një kanal praktik për blerje online.

Falë ekraneve më të mëdhenj, dyqaneve online, aplikacioneve të dedikuara dhe opsioneve për pagesa, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pajisjet mobile tani marrin pjesë për çdo 1 në 4 dollarë të shpenzuar në tregti.

Sipas “comScore”, shkruan Telegrafi, shkalla e blerëve online varet nga kategoria e produktit. Pjesa e pajisjeve harduerike merr pjesë 13 për qind, ndërsa kategoria e lodrave është 58 për qind. Në tremujorin e tretë të vitit 2017, në të gjitha kategoritë, pajisjet mobile llogariten 23 për qind të shpenzimeve të tregtisë elektronike, po të njëjtin tremujor të vitit 2010 kjo ishte vetëm 2 për qind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat