Kelmendi: Drejtori i AKP-së kundërshtar më i madh i ELKOS-it

Ekonomi

Kelmendi: Drejtori i AKP-së kundërshtar më i madh i ELKOS-it

Më: 3 korrik 2018 Në ora: 12:13
Ramiz Kelmendi, Skender Krasniqi

(E plotësuar)- Oda e Afarizmit të Kosovës(OAK) ka reaguar ndaj vendimit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit(AKP) për dënimin e kompanisë ELKOS Grup në vlerë prej 1.3 milionë euro.

Në lidhje me vendimin e AKP-së për kompaninë ELKOS,  kryetari i Bordit të Odës se Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka reaguar ashpër ndaj këtij vendimit, sepse sipas tij,  ELKOS  është një ndër kompanitë që është tatim paguesi më i madh i buxhetit të Kosovës.

Ai ka  kërkuar nga AKP që ta shqyrtojë edhe një herë këtë vendim duke kërkuar njëkohësisht nga Kuvendi i Kosovës që ta mbikëqyrë seriozisht punën e AKP-së.

Krasniqi: Vendimi i AKP-së, jo vetëm që po e dëmton ELKOS-in, por po e dëmton edhe shtetin

“ELKOS group është një nga kompanitë si tatim paguesit më të mëdhenj, më të rregullt dhe kontribuues  i madh i buxhetit të Kosovës. Oda e Afarizmit vlerëson se vendimi I AKP-së disa vjet pas privatizimit të njw  ndërmarrje nga ana e ELKOS-it dhe pas kalimit të ‘Spin Of-it’ Special jep një shenjw shumë të keqe për klimën e të bërit biznes.  Ky vendim jo vetëm që po e dëmton ELKOS-in, por po e dëmton edhe shtetin, ku po e dërgon një mesazh të rëndë investitorëve të mundshëm për mundësinë e dëmtimit të kompanive të tyre si pasojë e veprimeve politike. Si pasojë e këtyre politikave ne si vend  po vazhdojmë të mbetemi vendi më i varfër në Ballkan me papunësinë më të madhe në Evropë dhe jemi shndërruar në një Afrikë të Evropës”, ka thënë Krasniqi.

Pronari i kompanisë ELKOS Ramiz Kelmendi, ka bërë një kronologji të procesit të privatizimit për pronën në fjalë, i cili tha se AKP në formë arbitrare ka sjellë vendimin për dënimin në rreth 30 përqind të vlerës blerëse.

Deputeti  i Kuvendi të Kosovës, Kelmendi ka thënë se dënimi është i rëndë prej 1.3 milionë euro, sepse si kompani është në fazën e investimeve prodhuese dhe në fazën e zhvillimi të vendit dhe regjionit.

Kelmendi: Ne kemi investuar, anomalia tjetër është që asnjë makinë mos me luajt nga vendi

“Ne kemi investuar, por shihni anomalinë, kanë kërkuar që asnjë makinë mos me luajt nga vendi, që do të thotë ti ke mundur me bërë procesin prodhues me teknologji të re, por jo aty. Kjo ka qenë ekskluzivisht insistimi i punëtorëve dhe realizmi I kërkesave të punëtorëve, dhe protestat e punëtorëve që punëtorët e njëjtë me na punu. Dhe ne kemi zbatuar, kemi marrë, sepse s’kemi pasur ku me gjetur punëtorë më të rinj dhe më profesional”, ka thënë Kelmendi.  

Deputeti i LDK-së ka akuzuar drejtorin e AKP-së Ekrem Hajdarin se po e shantazhon ELKOS-in sikur në kohën sa ka qenë në pozitë edhe në Doganë.

Kelmendi: Drejtori i AKP-së po e shantazhon ELKOS sikur në kohën kur ka qenë në Doganë

“Ne e dimw që drejtori që është aktual i AKP-së, gjithnjë ka bërë dëme sa ka qenë në pozitë në Doganë të Kosovës. Çdo herë ka tentuar me shantazhuar dhe dëmtuar ELKOS-in për me i favorizuar firmat e familjarëve të vet që i ka dhe firmat e disa njerëzve që kanë kërkuar prej tij me kryer sanksione dhe shantazhe ndaj Ekos-it dhe tash përsëri në këtë pozitë po punon që me dëmtuar imazhin e ELKOS-it”, ka thënë Kelmendi.  

Ai shtoi se ELKOS  si një tatimpagues i madh, po e pengon dikë. Po ashtu ai tha se do t’i ndjek të gjitha rrugët ligjore për këtë vendim të padrejtë të AKP-së.

Ndërsa, OAK vlerëson se me të këtë vendim dhe me vendime të vazhdueshme që janë duke i ndërmarrë institucionet e vendit, në vend që të jenë mbështetësit kryesor të zhvillimit, janë duke u bërë pengesa kryesore e zhvillimit të vendit dhe po krijohet përshtypja se institucionet  Kosovës kanë krijuar strategji kundër zhvillimit të vendit.

***

Oda e Afarizmit të Kosovës(OAK) ka reaguar ndaj vendimit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit(AKP) për dënimin e kompanisë ELKOS Grup në vlerë prej 1.3 milionë euro.

Në lidhje me vendimin e AKP-së për kompaninë ELKOS,  kryetari i Bordit të Odës se Afarizmit të Kosovës, Skender Krasniqi në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka reaguar ashpër ndaj këtij vendimit, sepse sipas tij,  ELKOS  është një kompani që është tatim paguesi më i madh i buxhetit të Kosovës.

 “Ky vendim jo vetëm që po e dëmton ELKOS,  por edhe shtetin, vendim i cili përçon një mesazh të keq tek investitorët e huaj”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka  kërkuar nga AKP që ta shqyrtojë këtë vendim duke kërkuar njëkohësisht nga Kuvendi i Kosovës që ta mbikëqyrë seriozisht punën e AKP-së.

 Pronari i kompanisë ELKOS Ramiz Kelmendi, ka bërë një kronologji të procesit të privatizimit për pronën në fjalë.

Deputeti Kelmendi tha se AKP në formë arbitrare ka sjellë vendimin për dënimin në rreth 30 përqind të vlerës blerëse.

Deputeti i LDK-së ka akuzuar drejtorin e AKP-së Ekrem Hajdarin se po e shantazhon Elkosin sikur në kohën sa ka qenë në pozitë edhe në Doganë.

“AKP më ka shitë pronën, nuk ma ka falë, ne kemi investuar... Ne kemi arrit të eksportojmë , kërkesat kanë qenë për teknologji të re, sepse ka qenë e vjetër. Drejtori i AKP po punon për humbjen e imazhit të ELKOS. Ai është kundërshtar më   i madh i ELKOS. Ai edhe nga Dogana ka shantazhuar këtë kompani”, tha Kelmendi, duke shtuar se ende nuk e ka marrë vendimin nga AKP.

Ai shtoi se ELKOS  si një tatimpagues i madh, po e pengon dikë. Po ashtu ai tha se do t’i ndjek të gjitha rrugët ligjore për këtë vendim të padrejtë të AKP-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat