Kosova ka klimë të mirë për biznes dhe investime

Ekonomi

Kosova ka klimë të mirë për biznes dhe investime

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 14:06
Hashim Thaçi dhe Berat Rukqi

Nëse përmbyllet procesi i dialogut Kosovë – Serbi do të krijohen mundësi të mira për sjelljen edhe të investitorë të huaj në Kosovë.

Kështu ka thënë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi gjatë takimit sot me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.

Kreu i shtetit tha se me komunitetin e biznesit kanë diskutuar edhe sa i përket dialogut me Serbinë, pasi është në interesin e tyre sikur çdo qytetari.  Ai shtoi se të gjithë investojnë në një vend ku ka paqe, stabilitet, institucione efektive, transparencë në punë dhe ligjshmëri.

Thaçi: Kosova është vend evropian

“Në rast eventual të arritjes së marrëveshjes historike në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë për paqe, normalizim, pajtim që nënkupton edhe njohjen reciproke në mes dy vendeve dhe anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara, të krijohet një klimë e re për shtetin tonë që dërgohet mesazh I qartë se Kosova është vend evropian, që ka rrugëtim të sigurt për t’u anëtarësuar në NATO dhe në Bashkimin Evropian, që do të nënkupton dhe njohjen nga pesë vendet e bashkimit evropian menjëherë dhe Kosova do të jetë pjesë e tregut evropian, e konkurrencës evropiane, e në veçanti tash kur pritet në muajt e ardhshëm të përmbyllet edhe procesi i liberalizimit të vizave”, ka thënë ai.

Ai ndër të tjera ka thënë se çdo herë ka qenë i përkushtuar për krijimin e partneritetit në mes të institucioneve dhe bizneseve të Kosovës për zhvillimin ekonomik.

Thaçi: Koordinimi institucional mund të fuqizojë ekonominë tonë

“Gjithmonë kam qenë në përkushtimet e mia që të ruhet fokusi i kultivimit të partneritetit në mes të institucioneve të Kosovës dhe biznesit kosovar si kusht i domosdoshëm për sukses të shtetit tonë, për krijimin e kushteve më të mira, më adekuate, më atraktive për biznese, por edhe për sjelljen e investitorëve të huaj në Kosovë. Tani shteti ynë ka një stabilitet të institucioneve, një stabilitet im qëndrueshëm të punës efektive të tyre. Ka një legjislacion shumë bashkëkohor që nuk e kanë vendet e tjera të rajonit. Është një klimë e mirë për biznes dhe investime, do të ruajmë këtë partneritet të institucioneve, edhe në kuadër si president i vendit për të shikuar mundësitë dhe lehtësuar rrethanat e biznesit në Kosovë. Ky koordinim i punës së institucioneve të vendit, qoftë i presidencës, qeverisë, kuvendit apo autoriteteve lokale me sektorin privat do të mund të fuqizojë ekonominë dhe përpjekjet tona p ër modernizimin e vendit tonë”, ka thënë Thaçi. 

Kryetari i OEK, Berat Rukqi, ka thënë se komuniteti i biznesit ka inkurajuar presidentin Thaçi për përmbylljen e dialogut final me Serbinë, i cili krijon një parakusht për stabilitet afatgjatë të vendit. 

Rukiqi: Komuniteti i biznesit inkurajon përmbylljen e dialogut me Serbinë

“Komuniteti i biznesit është falënderues për rolin e institucioneve të vendit, përfshirë presidentin në procesin e liberalizimit të vizave, proces i cili do t’i ndihmojë jashtëzakonisht shumë integrimit të ekonomisë tonë në tregjet ndërkombëtare, sidomos në relacion me vendet e Bashkimit Evropian. Njëherësh ishte një inkurajim nga ana e Odës ekonomike të Kosovës edhe nga komuniteti i biznesit për një përmbyllje, të një procesi shumë të rëndësishëm, procesit të dialogut, i cili sigurisht e rrit opinionin apo së paku e krijon një parakusht për një stabilitet afatgjatë të vendit dhe stabiliteti është i rëndësishëm sidomos në partneritet me investitorët e huaj”, ka thënë Rukiqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat