ATK këtë herë me risi në tërheqjen e fituesve me kuponë fiskal

Ekonomi

ATK këtë herë me risi në tërheqjen e fituesve me kuponë fiskal

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 17:06
Foto ilustrim

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar të gjithë qytetarët se numri i përgjithshëm i atyre që kanë aplikuar për tre mujorin e fundit të këtij viti (TM2) me kuponë fiskal është mbi 55 mijë qytetarë.

Po ashtu ATK ka bërë të ditur se tërheqja e tyre do të bëhet me 9 gusht në orën 08:30 në televisionin publik.

Ndryshe, çdo herë ATK këtë tërheqje e ka bërë në orët e pasdites, mirëpo këtë herë ka vendosur që të njëjtën ta bëjë në orët e para të mëngjesit.

Njoftimi i plotë i ATK-së:

Të nderuar qytetarë,

Numri i përgjithshëm i qytetarëve të cilët kane aplikuar për rimbursim nga kuponët fiskal per TM2/2018 është 55,493.

Ndërsa, tërheqja e numrave potencial fitues do te behet me date 9 Gusht 2018, nga ora 08:30 në kuadër të programit të mëngjesit në RTK. Suksese

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat