USAID dhe MBPZHR nënshkruajnë marrëveshjen e mirëbesimit

Ekonomi

USAID dhe MBPZHR nënshkruajnë marrëveshjen e mirëbesimit

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 06:10
Ilustrim

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) dhe Misioni i USAID-it do të nënshkruajnë Marrëveshjen e Mirëbesimit për Mbështetjen e Sektorit të Bujqësisë, konkretisht për zinxhirin e vlerave të frutave të imëta dhe bimëve mjekësore dhe aromatike në Kosovë.  

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes mbahet në objektin e MBPZhR-së dhe pas përfundimit të kësaj ceremonie, ministri i MBPZhR-së, Nenad Rikalo dhe drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, do të mbajnë konferencë për media.

USAID edhe në të kaluarën ka vepruar në partneritet me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), ndërsa dokumentat e sipërpërmendur paraqesin bashkëpunimin e mëtejmë në mes të të dyja palëve për të zgjëruar mbështetjen e sektorëve të ndryshëm në bujqësi, përfshirë prodhimin e frutavë të butë dhe atë të Bimëve Mjekësore dhe Aromatike (BMA). 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat