Çmimet e perimeve, më shtrenjtë se vitin e kaluar

Ekonomi

Çmimet e perimeve, më shtrenjtë se vitin e kaluar

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 19:51
Foto ilustrim

Përkundër faktit se jemi në muajin gusht, gjatë të cilit ka prodhim më të madh të perimeve, konsumatorët po ankohen për çmimet.

Ata tregojnë se çmimet e perimeve janë më të larta sesa në vitin e kaluar. 

Për këtë arsye zgjedhin tregjet më të lira, pasi në markete po i gjejnë me një shumë edhe më të lartë.

Në Organizatën “Konsumatori” thonë se problemi kryesor qëndron tek importi.

Praktikat e deritanishme të dhënies së subvencione sipas tij, kanë qenë të përqendruara vetëm në sasi dhe jo në cilësi, mendësi e cila duhet të ndryshohet nga Ministria e Bujqësisë.

Por, askush nga Ministria e Tregtisë, nuk ka qenë i gatshëm të japë një përgjigje gjatë së shtunës.

Gjatë vitit 2017, janë importuar rreth 70 milionë kilogramë perime, ndërsa në shtatë-mujorin e parë të këtij viti, rreth 45 milionë kilogramë.

Importi më i madh nga perimet bëhet për: domate, lakër, qepë, tranguj të zakonshëm, fasule, speca e bizele. Për sasinë e prodhimit vendor, Ministria e Bujqësisë nuk kanë publikuar të dhëna statististikore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat