Kërkohet mbështetja e BE-së për Qendrën Kombëtare për Hulumtim dhe Zhvillim

Ekonomi

Kërkohet mbështetja e BE-së për Qendrën Kombëtare për Hulumtim dhe Zhvillim

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 20:32
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, deklaroi gjatë punimeve të Forumit Evropian Alpbach se ministria që drejton është duke punuar intensivisht për zhvillimin e Qendrës Kombëtare për Hulumtim dhe Zhvillim.

Në një bashkëbisedim me pjesëmarrësit e këtij Forumi gjatë ditës së sotme me temën: ‘Si mundet inovacioni dhe rinia të ndikojnë në thellimin e bashkëpunimit ekonomik në mes të vendeve të Ballkanit”, ministri Lluka tha se në kuadër të Agjendës Digjitale të BE për Ballkanin Perëndimor ndër të tjera parashihet themelimi i qendrave kombëtare për hulumtim dhe zhvillim, qendra të cilat drejtpërdrejt do të ndikonin në thellimin e bashkëpunimit dhe rritjen ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor. 

Lluka u shpreh se vendet e Ballkanit Perëndimor janë të kushtëzuara në zhvillimin e projekteve të përbashkëta edhe për shkak të gjendjes jo të mirë ekonomike, në këtë drejtim, ai kërkoi nga BE që projektet e tilla të mbështeten financiarisht.

Ai shtoi se ministria që drejton është duke zhvilluar projektin për digjitalizimin e ekonomisë dhe përmirësimin e infrastrukturës, projekt i cili e bënë Kosovën vend atraktiv për investime dhe zhvillim. 

Ministri Lluka tha se e kaluara e dhimbshme e vendeve të Ballkanit mund të tejkalohet vetëm me zhvillim ekonomik, ndërsa  potencoi se Kosova ka për qëllim anëtarësimin sa më të shpejt të saj në Bashkimin Evropian, për çka po punohet në adresimin dhe plotësimin e të gjitha standardeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat