Linjat ajrore që kanë ndryshuar politikën e çantave në kabinë

Ekonomi

Linjat ajrore që kanë ndryshuar politikën e çantave në kabinë

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 22:34
Foto ilustrim

Fluturimet që lejojnë çantën e dorës, së shpejti mund të bëhen një gjë e së kaluarës.

Kjo pasi disa nga linjave ajrore, nuk do tu lejohet çanta në kabinë pa pagesë.

Më poshtë mund të shihni linjat ajrore të cilat kanë bërë ndryshime në politikën e çantave për vitin 2018:

 Ryanair – Në muajin janar, kjo linjë njoftoi se pasagjerët nuk do të lejohen më të marrin çantën e tyre pa pfagesë.

Në të kundërtën, ata duhet të blejnë kartelë të veçantë për 10 euro.

Mbajtja në madhësinë e çantës është rritur nga 35cm x 20cm x 20cm deri në 40cm x 20cm x 25cm.

Wizz Air – Poashtu edhe linja ajrore hungareze, në qershor solli rregulla të reja për të njëjtën gjë sikur Ryanair.

Air Canada – Këtë ndryshim, gjithashtu e ka bërë edhe linja ajrore kanadeze, e cila kohët e fundit ka njoftuar për ndryshimet në lejimin e bagazhit të kontrolluar, për herë të parë që nga viti 2014.

Bagazhet e kontrolluara, tani do të rriten nga 25 deri në 30 dollarë, ndërsa një çantë e dytë nga 30 në 50 dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat