Austria, partner strategjik i Kosovës

Ekonomi

Austria, partner strategjik i Kosovës

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 16:09
Bedri Hamza ka pritur në takim ambasadorin austriak në Prishtinë Gernot Pfandler dhe udhëheqësen e Odës Ekonomike Austriake në Kosovë Vjosa Huruglica

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka pritur sot në takim ambasadorin austriak në Prishtinë Gernot Pfandler dhe udhëheqësen e Odës Ekonomike Austriake në Kosovë Vjosa Huruglica, ku kanë diskutuar në lidhje me zhvillimet e fundit në Ministrinë e Financave, si dhe në përgjithësi për fushën e financave në Kosovë.

Me këtë rast, ministri Hamza e njoftoi ambasadorin Pfandler për masat që ka marr Qeveria e Kosovës për ndryshimin e ligjeve për krijimin e kushteve më të mira në të bërit biznes, me theks të veçantë për sektorin e prodhimtarisë. 

Ai gjithashtu e falënderoi ambasadorin austriak për mbështetjen e shtetit të Austrisë ndaj Kosovës,  dhe shprehi gatishmërinë e tij si ministër i Financave për vazhdimin dhe thellimin e mëtutjeshëm të  bashkëpunimit ndër institucional.

Ndërsa, ambasadori Pfandler shprehu gatishmërinë e tij dhe të shtetit austriak për mbështetjen edhe në të ardhmen të institucioneve të Kosovës në rritjen e bashkëpunimit në aspektin ekonomik dhe politik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat