Në Kosovë është shumë e veshtir të rritet një biznes . Këto vështirësi janë si rezultat nga mosfunksionimi i shtetit dhe nga bizneset që nuk janë tatimpagues të rregulltë.
Nga një hulumtim i bërë në Prishtinë , del se për momentin problem është tvsh-ja dhe konkurenca jo e drejt e shkaktuar nga evazioni fiskal.
Gjithashtu , bizneset e cekin se sfidë për bizneset janë edhe normat e larta të kredisë, të cilat edhe pse tani janë me norma më të ulëta, mirëpo prap janë problem që të përballohen.
Problem tjetër nga bizneset llogariten politikat fiskale në përgjithësi dhe këtu duhet intervenuar shteti me ndryshime , saktësisht institucionet përkatese.
Shqetësuese është edhe evazioni fiskal. Ka ende biznese që nuk kanë arka fiskale.
Pastaj këto biznese e sjellin mallin në rrugë dytësore dhe nuk e rexhistrojne fare. Kështu , këto biznese e kanë mundësin më të lehtë të luajn me qmime, koston e kanë më të vogel.
Nuk e paguajnë doganen, tvsh-në dhe akcizen. Pastaj edhe shitjet nuk i rexhistrojnë fare. Kështu nuk paguhet tatimi në fitim. Shihet qartë se sa % e kanë koston më të vogel këto biznese.
Si mundet biznesi të zhvillojë veprimtarin në këtë mënyre.
Një pronar i një biznesi , tha se po ka probleme të mëdha se është i detyruar ti ulë qmimet në maksimum, shkaku i këtyre problemeve dhe po i ndikon në pagesen e punëtorëve, tvsh -së dhe shumë veshtirë të zhvillohet.
Është detyrë e shtetit ta luftojë këtë dukuri, se janë qdo ditë e më shumë të detyruar ti mbyllin bizneset, pikërisht ata që po i paguajnë tatimet rregullisht.
Zhvillimi i bizneseve e shton edhe numrin e të punësuarve e kështu edhe mirëqenien e tyre. Kështu kemi probleme sociale më pak dhe më pak qytetar që dëshirojn të ikin nga vendi ynë.