Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovë, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim kryetarin e Odës Ekonomike Zvicerano-Kosovare, Stefan Savkany, me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit në sistemin financiar të Kosovës dhe rolin e tij në mbështetje të zhvillimit dhe rritjes ekonomike të vendit.
Me këtë rast, guvernatori Mehmeti tha se sistemi financiar i Kosovës po vazhdon të rrisë aktivitetin e tij dhe në të njëjtën kohë të ruajë shkallën e lartë të qëndrueshmërisë, duke shërbyer si një promotor i rëndësishëm i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në vend.
Ndërsa, kryetari i Odës Ekonomike Zvicerano-Kosovare ka shprehur interesim për rritjen e investimeve të Zvicrës në Kosovë.