Tregtia e Kosovës me Serbinë

Ekonomi

Tregtia e Kosovës me Serbinë

Nga: Dr. Artan Haziri Më: 22 shtator 2018 Në ora: 11:36
Dr. Artan Haziri

Kosova në vazhden e problemeve të shumta që  ka, është edhe tregtia me Serbinë. Shteti jonë, me shtetin që më shumti e zhvillon tregtin është armiku ynë Serbia. Këtu vërehet sa patriotë jemi.

Të dhënat e fundit të Agjencis së ststistikave të Kosovës të tregtis së jashtme flasin për thellim të deficitit tregtar . Ndërkohe Serbia  vazhdon të jet partneri kryesor tregtar . Vlera e importit nga Serbia është dyfishe më e madhe se nga Shqipëria.

Kush është fajtorë për këtë?

Fajtorë janë dy shtetet, Kosova dhe Shqipëria. Duhet të kete bashkëpunim të mirëfillte dhe zbatim të tërësishem të saj. Të gjitha produktet që prodhohen në Shqiperi të jen prezente në tregun Kosovar dhe e kundërta. 

Të kete levizje të lirë të mallrave në qdo stinë.

Shqipëria duhet ta pushtoi tregun tonë dhe kështu Serbis ti ndalet fitimi nga vendi që e shkatrroi me shekujë.

Nëse dikush nga shteti e përkrahe këtë tregti, duhet ta kuptoje se kjo është tradhëti e asgjë më pak. 

Duhet të kuptojm se e kemi borgje ta duam vendin , në qdo rrethanë.

Ndërsa importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 140.2 milionë euro, ose 45.9 për qind e importeve të përgjithshme, një rritje prej 28.2 për qind. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania 15.4 për qind, Italia 7.1 për qind, Greqia 3.6 për qind), Spanja 3.5 për qind, Polonia 2.5 për qind.

Edhe pagesa e autostrades ( pagesa e lartë ) shton edhe më shumë mundësin e rritjes së importit nga Serbia. Duhet një here e për gjithmon të bëhemi një dhe i vetëm . E kam fjalën që të levizim lirshëm dhe të funksionojm si treg i përbashkët.

Kemi vetëm këngë se jemi vllezër, realiteti po tregon diqka tjeter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat