“Programi për zgjidhjen e borxheve”, siguri për bizneset dhe investitorët

Ekonomi

“Programi për zgjidhjen e borxheve”, siguri për bizneset dhe investitorët

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 11:00
Përpjekja është hartuar për të mbështetur zhvillimin e sektorit privat të Kosovës dhe për të nxitur rritjen ekonomike në të gjithë vendin.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Korporata Financiare Ndërkombëtare, si anëtare e Grupit të Bankës Botërore, kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi për projektin “Programin për zgjidhjen e borxheve”.

IFC-ja, anëtare e Grupit të Bankës Botërore dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e Republikës së Kosovës janë duke punuar së bashku për të përmirësuar procedurat lokale të falimentimit.

Përpjekja është hartuar për të mbështetur zhvillimin e sektorit privat të Kosovës dhe për të nxitur rritjen ekonomike në të gjithë vendin.

 Projekti për Zgjidhjen e Borxheve në Kosovë, do të krijojë një rrjet sigurie për bizneset dhe investitorët, duke përmirësuar procedurat e falimentimit që konsiderohen si kritike për investimet e mëdha dhe ofrimin e kapitalit në dispozicion për bizneset e mëdha dhe të vogla.

Me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, ushtruesja e detyrës së ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Arbëresha Krasniqi, tha se Ministria do të punoj me IFC-në për të mundësuar likuidimin e kompanive joefikase në mënyrë sa më të lehtë dhe për të mundësuar kthimin e aseteve të tyre në përdorim produktiv.

Ajo tha se përmes këtij memorandumi synojnë të ndihmojnë në krijimin e një klime të sigurt të biznesit në Kosovë, gjë e cila sipas saj do të ndikojë edhe në ardhjen e investitorëve të huaj.

Krasniqi: Ky projekt lehtëson bizneset e Kosovës

"Një projekt i tillë është i mirëseardhur për Kosovën. Një projekt i tillë lehtëson bizneset e Kosovës, është një nga lajmet më të gëzueshme që tani e tutje do të kenë mundësi që në raste të rrezikshme të tyre të kenë një zgjidhje më të mirë të mundshme", u shpreh ajo.

Ndërsa, Damien Shiels, menaxher i Praktikës së Financave, Konkurrueshmërisë & Inovacionit në Bankën Botërore tha se për synim kanë bërjEn e një ambienti të shëndoshë biznesor. Ai tha sE qëllim i tyre është që të shtyjnë mekanizmat e falimentimIt të funksionojnë në praktikë në Kosovë, por gjithashtu sipas tij edhe të promovojnë procedura jashtë gjykatave dhe të përshpejtuara të ristrukturimit.

Shiels: Kjo mënyrë e vecantë do të ndihmojë shumë kompani

 "Më e rëndësishmja është që të kemi mundësinë që të shohim një zgjidhje pozitive për pjesën dërrmuese të këtyre problemeve. Jo të gjitha kompanitë duhet të dështojnë, jo të gjitha kompanitë duhet të kenë vështirësi sa i përket financave. Unë mendoj që kjo mënyrë e veçantë do t’i ndihmojë shumë kompani siç kemi parë edhe në vendet e tjera që kanë qenë të suksesshme", tha ai.

Sipas tij, kjo do të ndihmojë në nxitjen e zhvillimit të sektorit privat në Kosovë, i cili është burim i rëndësishëm i vendeve të punës dhe inovacionit.

Kurse, Patric Etienne drejtor i Zyrës zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë, tha se duhet të krijohet ambient më i sigurt për biznes në Kosovë.

 Etienne: Kemi mbështetur shumë projekte për të përmirësuar ambientin biznesor

 "Jemi të lumtur që ky projekt tash mund të filloj duke përmirësuar kornizën e kushteve që është prioritet. Dua të theksoj një çështje që kemi mbështetur shumë nga ato përpjekje për të përmirësuar ambientin biznesor për sektorin privat. Gjithashtu përmes projektit që kemi pasur kundër korrupsionit i cili është financuar dhe mbështetur 6 vite me radhë, ka hapësirë për përmirësim ende. Unë mendoj që përderisa nuk nivelet e korrupsionit janë të larta është mjaft vështirë që të përmirësohet ambienti biznesor. Luftimi i korrupsionit dhe nepotizmit në baza meritore që është shumë ndikues këtu, sepse kjo gjithashtu ndikon për një imazh negativ jashtë siç janë investitorët nga Zvicra", tha ai.

Ai u shpreh se sheh shumë njerëz nga diaspora kosovare në Zvicër që punojnë mjaft, mirëpo ndjehen të rrezikuar që të investojnë në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat