OBT-ja paralajmëron se tregu botëror nuk do të ketë rritje siç paralajmërohej

Ekonomi

OBT-ja paralajmëron se tregu botëror nuk do të ketë rritje siç paralajmërohej

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 15:39
Foto ilustrim

Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) ka bërë thirrje qeverive që të tregojnë ‘’maturi’’ në një kontekst shënuar nga një ‘’përshkallëzim i tensioneve tregtare’’, meqë sipas saj nuk pritet të ketë rritje tregtare në vitin 2019 dhe 2020.

”Në mënyrë globale, rreziqet që rëndojnë mbi parashikimet janë të konsiderueshme”, bëri të ditur OBT-ja në një komunikatë për shtyp, transmetojnë mediat botërore.

Sipas të dhënave të fundit, tregtia botërore pritet të shënojë rritje prej 3,9% këtë vit dhe 3,7% vitin e ardhshëm, ndërsa në prill parashikohej për një rritje respektivisht 4,4% dhe 4,0%.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat